Sulm terrorist në batalionin e xhandarmërisë në Uludere të Shërnakut
Në nënprefekturën Ulludere (Uludere) të rrethit Shërnak (Şırnak), si pasojë e sulmit të organizatës separatiste terroriste PKK, 2 ushtarë ranë dëshmorë ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur.
717872

Në nënprefekturën Ulludere (Uludere) të rrethit Shërnak (Şırnak), si pasojë e sulmit të organizatës separatiste terroriste PKK, 2 ushtarë ranë dëshmorë ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur.
Terroristët e PKK-së kryen një sulm ndaj Bazës Ushtarake të Batalionit të Xhandarmërisë Andaç në Kopki Tepe.
Në sulm ranë dëshmorë 2 ushtarë ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur.
Ushtarët e plagosur u dërguan me helikopter për kurim në Spitalin Shtetëror të Shërnakut.
Burimet ushtarake bëjnë të ditur se operacioni vazhdon.