Çavusoglu: Takimi Erdogan-Trump do të realizohet përpara samitit të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, njoftoi të mërkurën se Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të takohet përpara samitit të NATO-s, që do të mbahet më datë 24 maj, me homologun e tij amerikan, Donald Trump...

Çavusoglu: Takimi Erdogan-Trump do të realizohet përpara samitit të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, njoftoi të mërkurën se Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të takohet përpara samitit të NATO-s, që do të mbahet më datë 24 maj, me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Përmes një konference shtypi nga Ankaraja, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se takimi Erdogan-Trump do të realizohet përpara samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior.

Të martën, shefi i diplomacisë turke pati një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. Gjatë kësaj bisede telefonike u morën në shqyrtim detajet e vizitës, që Presidenti Erdogan do të realizojë një Uashington.

Kurse për referendumin kushtetues, që u mbajt të dielën në Turqi, Çavusoglu theksoi se vëzhguesit e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), institucioni kryesor i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), nuk janë aspak objektivë dhe se aq më pak i besueshëm është raporti i hartuar prej tyre.

“Nëse ju pozoni me paçavuret e PKK-së, atëherë ne s’marrim në konsideratë analizat tuaja”, tha ai.

Pasi vuri në pah se raporti i OSBE/ODIHR-it në lidhje me referendumin e 16 prillit ka një sërë gabimesh, ministri i Jashtëm turk u shpreh me këto fjalë: “OSBE-ja nuk mund të bëjë analiza politike. Raportet e OSBE-së nuk kanë më aspak kredibilitet.”

Çavusoglu: Vëzhguesi i OSBE-së i referendumit në Turqi ka pozuar para paçavures së PKK-së | TRT Shqip

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se nga vëzhguesi i Këshilli të Evropës, i cili pozoi para paçavures që simbolizon organizatën separatiste terroriste PKK, nuk presin paanshmëri.

Çavusoglu nënvizoi gjithashtu se Bashkimi Evropian nuk ka as të drejtën për të hetuar referendumin.

“Janë bërë komente të qëllimshme dhe me përmbajtje injorante për referendumin. E ç’na qenkësh? Thonë që ‘do të zgjerohen kompetencat e Erdoganit’. Ju duhet të kuptoni njëherë që kjo kushtetutë do të hyjë në fuqi pas 2019-s. Nëse këtë e thonë duke supozuar se Erdogani do të zgjidhet në vitin 2019, atëherë ky është një diskurs tjetër; por në kushtet e tanishme kjo është e pamundur”, sqaroi kryediplomati turk.

Sistemi qeverisës i ri – potencoi ai – jo vetëm që i ngarkon Presidentit më shumë detyra dhe përgjegjësi, por e detyron atë të japë llogari karshi Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Në fund, ministri i Jashtëm u ndal edhe mbi liberalizimin e vizave për qytetarët turq në vendet e BE-së duke thënë se po punojnë fuqishëm në këtë aspket.

“Bashkimit Evropian do t’i përcjellim me shkrim se çfarë mund të bëjmë dhe le të vendosin ata. Të mos na zvarrisin më as ne dhe as popullin tonë, por të bëjnë një orë e më parë atë çfarë kanë ndërmend të bëjnë. Na hallakatën për vite të tëra në lidhje me anëtarësimin. Tani ngrihen e thonë që s’do të ketë anëtarësim nëse rivendosim dënimin me vdekje. Në Turqi nuk ka dënim kapital prej vitesh. Atëherë përse s’na keni pranuar?”, pyeti Çavusoglu në shenjë reagimi ndaj autoriteteve dhe qëndrimit të BE-së në lidhje me Turqinë.



Lajme të ngjashme