Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Yildirim: Turqia një shtet federal?! I gatshëm të jap dorëheqjen nëse ka diçka të tillë

Kryeministri turk, Binali Yildirim, deklaroi të premten se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse në paketën e ndryshimeve kushtetuese ka qoftë edhe një nen të vetëm që do ta bënte Turqinë një shtet federal...

Yildirim: Turqia një shtet federal?! I gatshëm të jap dorëheqjen nëse ka diçka të tillë

Kryeministri turk, Binali Yildirim, deklaroi të premten se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse në paketën e ndryshimeve kushtetuese, që do të votohet në referendumin e 16 prillit, ka qoftë edhe një nen të vetëm që do ta bënte Turqinë një shtet federal.

Gjatë fjalës së rastit në një takim në Ankara me përfaqësues të shoqërisë civile, kreu i qeverisë turke theksoi se ndryshime kushtetuese, objekt i plebishitit të ditës së diel, nuk do të ndryshojnë regjimin (sistemin shtetëror), por mënyrën e qeverisjes së vendit.

Binali Yildirim nënvizoi se çështja e regjimit të Turqisë ka marrë fund në vitin 1923 (kur u shpall Republika).

“Kryeqyteti është Ankaraja, gjuha (zyrtare) është turqishtja dhe flamuri i kuq me gjysmëhënë e yll është flamuri kombëtar. Turqia është një tërësi e pandashme (unitare) me vendin dhe kombin”, shtoi ai.

Në përgjigje të pretendimeve se “Turqia do të kalojë në sistemin federal”, Kryeministri Yildirim potencoi se struktura e shtetit unitar së bashku me Republikën janë përkufizuar dhe përcaktuar në 3 nenet e para të Kushtetutës së Turqisë.

“Një shtet, një komb, një flamur dhe një atdhe janë 4 parimet tona të pazëvendësueshme, të cilat formojnë dhe esencën apo strukturën e shtetit unitar. Ndjeshmëria jonë në lidhje me shtetin unitar është të paktën në të njëjtin nivel me atë të vëllezërve tanë nacionalistë dhe idealistë, kurrsesi më e ulët. Debati mbi çështjen në fjalë është një padrejtësi e madhe ndaj këtij vendi. Në rast se në ndonjë pjesë të kësaj kushtetute (paketa e ndryshimeve kushtetuese) ka federatë apo ndonjë nen, i cili do t’i hapte rrugën sistemit federal, unë do të jap dorëheqjen urgjentisht që sot edhe nga posti i kreut të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), edhe nga ai i kryeministrit”, tha shefi i qeverisë turke.



Lajme të ngjashme