Çavusoglu: Pas 16 prillit i dorëzojmë BE-së propozimin për vizat

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu tha se pas referendumit të 16 prillit do ti paraqesin Bashkimit Evropian (BE) një sërë propozimesh, të cilat kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave dhe Marrëveshjen e Refugjatëve.

Çavusoglu: Pas 16 prillit i dorëzojmë BE-së propozimin për vizat

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se pas referendumit të 16 prillit për ndryshimet kushtetuese do ti paraqesin Bashkimit Evropian (BE) një sërë propozimesh, të cilat kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët turq në vendet e BE-së dhe Marrëveshjen e Ripranimit të Refugjatëve.

“Pastaj do të vlerësojmë se si do ta vazhdojmë procesin në vijim dhe vendimet e marra do ti bëjmë publike. Ne duam që ta zgjidhim problemin e vizave me BE-në. Dhe për këtë duhet ta fitojmë liberalizimin e vizave. Pasi kjo është pjesë edhe marrëveshjes së fundit që kemi bërë me Brukselin, pra në marrëveshjen për refugjatët”,- sqaroi shefi i diplomacisë turke.

Në një deklaratë që kishte bërë në janar Çavushollu kishte thënë se Bashkimit Evropian (BE) do ti paraqisnin edhe një propozim të fundit në lidhje me liberalizimin e vizave.

“Kemi përgatitur një propozim të fundit për liberalizimin e vizave, kemi punuar me kujdes të madh mbi këtë propozim dhe në ditët e ardhshme do t’ia dorëzojmë Bashkimit Evropian”, kishte thënë Çavushollu, duke theksuar se do ti kërkojnë BE-së që tani të përcaktojë një kalendar konkret në lidhje me këtë çështje (heqjen e vizave).

Kurse në deklaratën e sotme ministri i Jashtëm foli edhe për problemin e Qipros.

Çavushollu tha se po bëjnë përpjekje të sinqerta për zgjidhjen e problemit, vetëm se këto përpjekje të sinqerta nuk i shikojnë në anën grekoqipriote sidomos në atmosferën zgjedhore (të Qipros greke).

“Duke qenë se nuk është bërë ndonjë hap prapa pavarësisht paralajmërimeve që kemi bërë, tani ne si Turqi do të marrim disa masa”,- tha Çavushollu.

Ministri i jashtëm tha se javën e ardhshme bashkë me zv.kryeministrin Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) do të shkojnë për një vizitë në Moskë të Rusisë.



Lajme të ngjashme