Erdogan: Evropa, një kontinent i kalbur në çdo aspekt

“Evropa tashmë nuk ka më fjalë as për botën dhe as për ne, sepse përballë kemi një kontinent të kalbur në çdo aspekt”, deklaroi të enjten Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan...

Erdogan: Evropa, një kontinent i kalbur në çdo aspekt

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të enjten se Evropa nuk është më një qendër e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirive, por është kthyer në një të tillë represioni, dhune e nazizmi.

Kreu i Shtetit të Turqisë mbajti një fjalim në sheshin qendror “Forcat Kombëtare” të Balikesirit me rastin e përurimit të disa veprave në këtë qytet.

Evropa – theksoi lideri turk – tashmë nuk ka më fjalë as për botën dhe as për ne, sepse përballë kemi një kontinent të kalbur në çdo aspekt.

“Kur panë që s’po arrijnë dot të pengojnë reformën qeverisëse më të madhe të historisë sonë pavarësisht të gjitha përpjekjeve të tyre, ata u çoroditën dhe nuk po dinë çfarë të bëjnë. Falë largpamësisë së popullit tonë, atyre u dolën blof që tani të gjitha kurthet”, u shpreh Erdogan.



Lajme të ngjashme