Turqia, vendi i vetëm në botë që lufton kundër 10 organizatave terroriste

Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdaë (Bekir Bozdağ) në Universitetin Haxhë Bektash Veli (Hacı Bektaş Veli) të Nevshehirit (Nevşehir) u takua me zejtarët, industrialistët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

Turqia, vendi i vetëm në botë që lufton kundër 10 organizatave terroriste

Në fjalimin e mbajtur në këtë takim tha se për të luftuar kundër organizatave terroriste që përpiqen të zhdukin shtetin dhe popullin turk dhe kundër atyre që i ushqejnë këto organizata, është e nevojshme që të bëhen ndryshime në sistemin e vendit.

“Njeriu lodhet kur i numëron organizatat terroriste, aq shumë organizata terroriste ka. Ato përpiqen për të zhdukur këtë atdhe, këtë popull dhe këtë shtet. Turqia është vendi i vetëm në botë që lufton njëkohësish me rreth 10 organizata terroriste. Turqia nuk lufton vetëm me këto organizata terroriste por përpiqet edhe kundër vendeve që kontrollojnë këto organizata terroriste, organizatave të informacionit sekret dhe fuqive të errëta” tha Bozdaë.

Ai u shpreh se me sistemin aktual në Turqi stabiliteti nuk është i mundur dhe tërhoqi vëmendjen në grushtet e shtetit, memorandumet dhe tentativën e grushtit të shtetit të përjetuara në 67 vitet e fundit në vend.

Ministri turk i Drejtësisë tha se sistemi aktual nuk mund të parandalojë këto zhvillime dhe bëhet shkak që ky vend të paguaj shumë.

Ministri Bozdaë tha se është e domosdoshme që të vendoset një sistem që siguron një pozitë të fuqishme në Turqi.



Lajme të ngjashme