Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Jëlldërëm: 16 prilli prish planet e atyre që bashkëpunuan në 15 korrik

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), në kuadër të mitingjeve për referendumin e ndryshimeve kushtetuese, që do të mbahet në 16 prill në Turqi, shkoi në Bitlis dhe Siirt.

Jëlldërëm: 16 prilli prish planet e atyre që bashkëpunuan në 15 korrik

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), në kuadër të mitingjeve për referendumin e ndryshimeve kushtetuese, që do të mbahet në 16 prill në Turqi, shkoi në Bitlis dhe Siirt.

Kryeministri Jëlldërëm tha se mbrëmjen e 15 korrikut organizata separatiste terroriste PKK dhe organizata terroriste gyleniste struktura paralele në shtet FETO/PDY punuan sëbashku.

Në fjalimin në Bitlis, Jëlldërëm tha: “Atë mbrëmje PKK nga Kandili tha: ‘Mos sulmoni ushtarët, ata do të bëjnë grusht shteti’. Mëngjesin e 16 korrikut kur tentativa e grushtit të shtetit u zbraps dhe tradhtarët u kapën një nga një, Kandili dha një mesazh të ri: ‘sulmet ndaj ushtarëve janë të lira’. Pra këta të poshtër, PKK dhe FETO janë kapur krahë për krahu që nga referendumi të dalë ‘jo’. Kandili bën deklaratë çdo ditë. Nëse (nga referendumi) del ‘po’ atëherë PKK-ja mbaron. Kurse Bitlis thotë ‘do të dalë ‘po’ dhe do të marrë fund PKK-ja dhe FETO”.

Jëlldërëm vijoi me këto fjalë: “Në çdo pëllëmbë të tokës së Turqisë do të vijë paqja, qetësia, vëllazëria. Ne do të jemi një, do të jemi Turqia. PKK dhe FETO nuk do të na shkaktojë më shqetësime. Ne jemi në këto toka prej 1 mijë vjetësh. Edhe në luftë, edhe në ditë të lumtura ne kemi qenë gjithmonë bashkë. Edhe këtej e tutje do të jemi përsëri bashkë. Ne të gjithë së bashku do ta shkulim këtë organizatë terroriste që mundohet të na vejë ballë për ballë dhe qëndron mes nesh”.

Ndërkaq ai u shpreh edhe në lidhje me projektet në këtë qytet.

“Ne e dimë problemin e Bitlis. Edhe ju do të keni një aeroport. Ne kemi filluar studimet dhe punimet në lidhje me këtë çështje” u shpreh Kryeministri Binali Jëlldërëm.  



Lajme të ngjashme