Ëshëk reagon ndaj kreut të informacionit sekret gjerman

“Informacioni gjerman ose i ka të dyja veshët shurdh dhe është qorr ose ndjen nevojën për të fshehur ata që kryen veprimet” tha Ëshëk.

Ëshëk reagon ndaj kreut të informacionit sekret gjerman

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık) ka reaguar ndaj Kryetarit të Informacionit të Jashtëm të Gjermanisë i cili është shprehur se ka dyshime se për tentativën e grushtit të shtetit nga ana e Organizatës Terroriste Gyleniste/ Struktura Paralele në Shtet është përgjegjës kreu i kësaj organizate, Fetullah Gylen.

“Informacioni gjerman ose i ka të dyja veshët shurdh dhe është qorr ose ndjen nevojën për të fshehur ata që kryen veprimet” tha Ëshëk.

“Dështimi i 15 korrikut nuk i pëlqeu dhe shqetësoi disa qendra të Evropës. Ata donin që tentativa e grushtit të shtetit të ishte e suksesshme. Pra nëse kreu i informacionit sekret të Gjermanisë thotë që në tentativë nuk panë FETO/PDY atëherë ai duhet ti ketë të dyja sytë qorr. Ose është shurdh ose kërkon të fshehët ata që kryen veprimet. Kjo nuk mund të shpjegohet ndryshe. Pra kjo sjell në mendje këtë pyetje: Vallë mos bashkëpunuat?”.



Lajme të ngjashme