“Turkish Airlines” pranon thirrjen e VIP-ëve për të dërguar ndihma në Somali

Linjat Ajrore Turke kanë pranuar thirrjen e bërë nga emra botërisht të njohur përmes medias sociale për të dërguar ndihma humanitare në Somali...

“Turkish Airlines” pranon thirrjen e VIP-ëve për të dërguar ndihma në Somali

Emra botërisht të njohur i kërkuan Linjave Ajrore Turke (THY) përmes një fushate në “Twitter” që të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare në Somali.

E konsideruar gjerësisht si vendi jetim i Afrikës, Somalia po vuan nga uria dhe sëmundjet epidemike.

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se të paktën 110 persona kanë humbur jetën nga uria vetëm në 48 orët e fundit.

Shumë emrat të famshëm, që ndihen të indinjuar nga heshtja globale përballë kësaj fatkeqësie, u hodhën në veprim për të nisur një fushatë ndihmash humanitare.

Ata nisën një fushatë përmes rrjeteve sociale për të dërguar në Somali avionë të mbushur me ujë, ushqime dhe ilaçe.

Ben Stiller, ndër yjet më të shquar të Hollivudit, është vetëm një nga shumë emrat e njohur botërisht që kanë xhiruar video të shkurtra duke i bërë thirrje botës për të reaguar kundër dramës në Somali.

“Mund të ndihmojmë Somalinë nëpërmjet Linjave Ajrore Turke, e vetmja kompani që ka fluturime drejt këtij vendit. Kjo mund të tingëllojë si çmenduri, por duhet patjetër të bëjmë diçka. Presim mbështetje”, shprehet Ben Stiller duke i kërkuar “Turkish Airlines” që të udhëheqë këtë fushatë ndihmash.

“Transmeto dashurinë e njerëzimit”, ishte ky apeli i mesazhit të yllit hollivudian.

Kjo fushatë, nisur me etiketën #TurkishAirlinesHelpSomalia(THY Ndihmo Somalinë), fitoi mbështetje nga çdo anë e botës brenda një kohe të shkurtër dhe përgjigjja e Linjave Ajrore Turke nuk vonoi aspak.

“Somali! Morën thirrjen për fluturimin e dashurisë dhe ndihmës. E pranojmë apelin për këtë fluturim domethënës”, shkruan kompania “Turkish Airlines” në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter”.

Mesazhi i THY-së në median sociale u ripostua dhe mbështet fuqimisht nga një numër i jashtëzakonshëm përdoruesish turq dhe të huaj.

Më datë 4 mars, Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje popullit turk që të mbështesë fushatën humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për Somalinë.

Presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kinik, falënderoi aktorin Ben Stiller për ngritjen e vetëdijes dhe tha Gjysmëhëna e Kuqe Turke është duke përgatitur tri anije dhe tre avionë mallrash me “Turkish Airlines” për në Jemen, Somali dhe Sudanin e Jugut.

Sipas OKB-së, mbi 20 milionë njerëz vuajnë nga uria në Afrikën Lindore, përfshi këtu rreth 1,4 milionë fëmijë.

Përmes agjencive të ndryshme shtetërore, Turqia ka bërë rreth 122 milionë dollarë ndihma humanitare që nga viti 2011 e këtej.



Lajme të ngjashme