Salcher: Turqia do të ketë një pozicion unik në ofertën e energjisë

Drejtori i Institutit të Energjisë pranë kompanisë ndërkombëtare KPMG, Michael Salcher tha se Turqia falë gazsjellësve “Rrjedha Turke” dhe “TANAP” do të ketë një pozicion unik në ofertën e energjisë me destinacion Evropën

Salcher: Turqia do të ketë një pozicion unik në ofertën e energjisë

Drejtori i Institutit të Energjisë Globale për Rajonin e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës në KPMG, një kompani ndërkombëtare që ofron shërbime në taksa-tatime, auditim dhe konsultime, Michael Salcher tha se falë projekteve të mëdha investuese si: projekti i “Rrjedhës Turke”, e cila gazin rus do ta transmetojë në Evropë përmes Detit të Zi dhe Projektit të Gazsjellësit të Trans-Anadollit (TANAP), i cili gazin azer do ta transferojë në Evropës duke kaluar nëpër Turqi, do ta bëjnë Turqinë të ketë një pozicion unik në ofertën e energjisë me destinacion Evropën.

KPMG në komunikatën e saj rezervoi vend edhe për vlerësimet e Salcher-it në lidhje me tregjet globale të energjisë dhe Turqinë.

Salcher thotë se politikat energjetike, energjia ambientaliste, inovacioni dhe sjelljet e konsumatorit orientojnë ndryshimet në tregjet e sotme globale të energjisë.

Turqia ka një ekonomi në rritje dhe pas Gjermanisë është importuesi i dytë më i madh i gazit rus. Falë këtyre dy projekteve transmetuese Turqia do të shndërrohet për Evropën në një qendër lider të tregtisë së gazit dhe energjisë”, tha Salcher.

Energjia e rinovueshme në botë po shkon drejt një sistemi të pandalshëm, u shpreh Salcher, duke shtuar se në 10 vitet e ardhshme edhe në Turqi pritet një valë investimesh në centralet elektrike që punojnë me energjinë e erës dhe atë diellore dhe për të nxjerrë në dritë potencialin maksimum ka nevojë për një infrastrukturë të përshtatshme me këtë.



Lajme të ngjashme