Erdogan: Shpirti i fashizmit krekoset nëpër rrugët e Evropës

Presidenti Erdogan tha të mërkurën se tashmë Bashkimi Evropian (BE) nuk ka më të drejtë për t’i dhënë askujt leksione demokracie, lirie, drejtësie dhe juridike.

Erdogan: Shpirti i fashizmit krekoset nëpër rrugët e Evropës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën se tashmë Bashkimi Evropian nuk ka më të drejtë për t’i dhënë askujt leksione demokracie, lirie, drejtësie dhe juridike.

Shpirti i fashizmit krekoset nëpër rrugët e Evropës”, theksoi ai në një fjalim drejtuar popullit në Sheshin Republika, gjatë ceremonisë së inaugurimit të disa veprave në Afyonkarahisar.

Kreu i Shtetit të Turqisë u ndal fillimisht mbi krizën diplomatike me Holandën duke rikujtuar se në këtë vend po mbahen zgjedhjet legjislative.

“Këta s’kanë lidhje as me civilizimin dhe as me botën moderne. Këta janë masakruesit e mbi 8.000 boshnjakëve myslimanë në gjenocidin e Srebrenicës, në Bosnjë-Hercegovinë”, u shpreh lideri turk.

Erdogan tërhoqi vëmendjen se Stambolli është një qytet i binjakëzuar me Roterdamin dhe shtoi: “Kryetari i Bashkisë së Roterdamit paska thënë që janë një qytet i binjakëzuar me Stambollin. Mbrëmë fola me Kryeministrin Binali Yildirim që t’i thotë Kryetarit të Bashkisë Metropolitane të Stambollit për të anuluar njëanësisht protokollin e binjakëzimit me këta. Sepse është e pamundur që ne të ruajmë binjakëzimin me njerëz të tillë.”

Tashmë – vijoi presidenti – Evropa ka frikë prej çdo gjëje ndryshe nga ajo.

“Evropa po shkon drejt mbytjes në frikat e saj. Turkofobia dhe islamofobia janë rritur pa masë. Duke qenë se nuk u ka mbetur më asgjë, ata kanë frikë nga çdo gjë ndryshe prej tyre; kanë frikë madje edhe prej refugjatëve që strehohen tek ata. Po bëhen armiq me gjithçka ndryshe prej tyre vetëm e vetëm për të mbijetuar”, tha ai.

Ndër të tjera, Presidenti Erdogan kritikoi gjithashtu qëndrimin e Evropës kundër Turqisë.

“Ata e zbrazën edhe BE-në me qëndrimet e tyre kundër vendit tonë. Shikoni, a nuk po del Britania e Madhe jashtë Bashkimi Evropian. Ky shtet organizoi referendumin popullor me moton Brexit dhe vendosi për t’u larguar nga BE-ja. Këtej e tutje as Bashkimi Evropian dhe as ndonjë vend tjetër i Evropës nuk ka më të drejtë për t’i dhënë askujt leksione demokracie, lirie, drejtësie dhe juridike”, përfundoi Erdogan.



Lajme të ngjashme