Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan: Ne i njohim holandezët nga Srebrenica

Presidenti Erdoan me rastin e 14 Marsit, Ditës së Mjekësisë, u takua me punonjësit e sektorit në Kompleksin Presidencial.

Erdogan: Ne i njohim holandezët nga Srebrenica

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se holandezët i njeh nga Srebrenica, ndërsa shtoi se “Ne e dimë se sa pa karakter, pa mëshirë janë ata nga masakra e 8 mijë boshnjakëve të Srebrenicës që u jetua gjatë luftës së Bosnjës”.

Presidenti Erdoan me rastin e 14 Marsit, Ditës së Mjekësisë, u takua me punonjësit e sektorit në Kompleksin Presidencial.

Fjalimin e tij Presidenti Erdoan e filloi me fjalët “Të gjithë punonjësve të shëndetësisë u uroj 14 Marsin, Ditën e Mjekësisë”, ndërsa vijoi duke thënë se ai i di mirë përpjekjet që bëjnë punonjësit e sektorit të shëndetësisë në zonat e terrorit.

Duke e bërë të ditur se edhe gjatë luftës nuk hapet zjarr mbi punonjësit e shëndetësisë, Erdoan tha: “Por në qoftë se bëhet fjalë për holandezë, atëherë ata hapin zjarr. Holandën dhe holandezët ne i njohim nga Srebrenica. Ne dimë se sa pa karakter, pa mëshirë janë ata nga masakra e 8 mijë boshnjakëve në Srebrenicë. Askush të mos na jap mësime të qytetërimit dhe civilizimit. Ky popull është faqebardhë, por ata nuk janë”.

Erdoan tha se disa vende evropiane janë kthyer në lodër të partive raciste e fashiste dhe se gjatë kontakteve të tyre bashkëbiseduesit i kanë paralajmëruar në lidhje racizmin në rritje në mbarë Evropën, ndërsa theksoi se nga kjo rritje Evropa është ajo që do të jetë më e dëmtuar.

“Ato që u jetuan ditën e shtunë në qytetin Rotterdam të Holandës nuk janë bërë vetëm ndaj një ministri turk, por janë bërë ndaj diplomacisë ndërkombëtare”, deklaroi Erdoan ndërsa shtoi se Konventa e Vjenës dhe vlerat e BE-së janë nëpërkëmbë nga ana e udhëheqjes së Holandës.

Duke e bërë të ditur se edhe ato vende, të cilat i dalin për zot Holandës, kanë humbur dinjitetin, Presidenti Erdoan tha: “Kancelarja gjermane deklaroi se ‘unë jam pranë Holandës’. Ne dimë se edhe ti nuk dallon nga ky vend dhe nuk presim ndonjë gjë tjetër”.

Erdoan preku edhe në zgjedhjet e përgjithshme që do të organizohen nesër (e mërkurë) në Holandë dhe u bëri thirrje qytetarëve turq dhe myslimanëve që jetojnë në këtë që të mos votojnë për partinë në pushtet dhe racistët.

“Holandezët do të kuptojnë se sa i madh është popullit turk”, deklaroi Erdoan dhe shtoi se kjo çështje nuk do të mbyllet edhe sikur të kërkojnë falje dhe se do të bëhet ajo që është e nevojshme në kuadër ligjor.

Erdoan tha se “Evropa është një kontinent shumë i vlefshëm sa që nuk mund të lihet në duart e hajdutëve”, ndërsa i bëri thirrje botës të jetë më e ndjeshme në lidhje me këtë çështje.

“Ne do ti pyesim për llogari me anë të ligjit dhe diplomacisë. Do të intensifikojmë luftën tonë kundër ksenofobisë dhe armiqësisë kudër islamit duke i përdorur të gjitha platformat”, deklaroi Erdoan.

Udhëheqja e Holandës ditën e shtunë nuk lejoi uljen e avionit të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ndërsa Ministren e Familjes dhe Politikave Sociale, Fatme Betyl Sajan Kaya (Fatma Betül Sayan Kaya) nuk e kishte lejuar të hyjë në konsullatën turke në Rotterdam.



Lajme të ngjashme