Suedi – Terroristët e PKK-së tentojnë të provokojnë tubimin e nënkryetarit të Partisë AK

Organizata separatiste terroriste PKK tentoi të provokojë një tubim të nënkryetarit të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Mehdi Eker, në kryeqytetin Stokholm të Suedisë...

Suedi – Terroristët e PKK-së tentojnë të provokojnë tubimin e nënkryetarit të Partisë AK

Organizata separatiste terroriste PKK tentoi të provokojë një tubim të nënkryetarit të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Mehdi Eker, në kryeqytetin Stokholm të Suedisë.

Teksa Mehdi Eker po fliste në Stokholm gjatë një takimi informues në lidhje me referendumin popullor të 16 prillit për ndryshimet kushtetuese, të cilat parashikojnë instalimin e sistemit qeverisës presidencial në Turqi, një terrorist në mesin e dëgjuesve i ndërpreu fjalimin.

Por nënkryetari i Partisë AK nuk e lejoi këtë provokim duke mbajtur një qëndrim gjakftohtë.

Terroristët, që u përballën me reagimin e dëgjuesve të tjerë, u nxorën jashtë sallës së mbledhjes nga forcat suedeze të sigurisë.

Pasi simpatizantët e organizatës separatiste terroriste PKK u nxorën jashtë sallës nga forcat e sigurisë, Mehdi Eker theksoi se kjo organizatë terroriste e shfrytëzon demokracinë prej vitesh si një mjet abuzimi, madje këtë gjë vazhdon ta bëjë edhe në Suedi.

“Organizata separatiste terroriste PKK nuk e duron dot demokracinë as në Suedi”, shtoi ai.

Në vijim, Eker u ndal gjithashtu mbi vendimet skandaloze të Gjermanisë dhe Holandës për të ndaluar tubimet e ministrave turq në vendet e tyre.

“Gjermania dhe Holanda u hapin portat e tyre propaganduesve të votës ‘JO’ dhe ua mbyllin atyre, që vijnë për të thënë ‘PO’. Nuk lejuan që ministra jonë të hyjë në konsullatën tonë. Këtu dua të falënderoj qeverinë dhe forcat e sigurisë së Suedisë, të cilat na lejuan të përdorim të drejtën tonë demokratike. Dje, Ministria suedeze e Punëve të Jashtme deklaroi se mund të përdorim deri në fund të drejtën tonë demokratike. Kjo deklaratë na gëzoi jashtë mase”, u shpreh ndër të tjera nënkryetari i Partisë AK.



Lajme të ngjashme