Qëndrimi i Holandës shkaktoi reagime të ashpëra

Paria shtetëror e Turqisë reagoi ashpër ndaj qëndrimeve të Holandës të shfaqur ndaj ministrave turq.

Qëndrimi i Holandës shkaktoi reagime të ashpëra

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Isamil Kahraman dënoi ashpër qeverinë e Holandës.

Në deklaratën e tij me shkrim, kryparlamentari Ismail Kahraman tërheq vëmendjen në praktika që disa vende të Bashkimit Evropian ndërmarrin ditëve të fundit ndaj Turqisë, ndërsa shtoi se ato janë në kundërshtim me rregullin ndërkombëtar.

Kahraman tha se Holanda shfaqi praktika të cilat të rikujtojnë fashizmin dhe nazizmin.

Kryepalamentari tha se qëndrimet e mbajtura ndaj Ministrit të Jashtëm Çavusoglu dhe Ministres së Familjes dhe Politikat Sociale, Fatma Betul Sayan Kaya janë të papranueshme, ndërsa shtoi se “dënon ashpër qeverinë e Holandës”.

“Ky qëndrim provokativ i ndjenjave të urrejtjes dhe bllokues që u shfaq për llogari të politikës së brendshme ndaj qytetarëve tanë që jetojnë në Evropë, nuk përputhen me vlerat e Bashkimit Evropian dhe është në kundërshtim me normat universale të ditëve të sotme. Gjithashtu rikujtoj që qeveria jonë ka të drejtën e kundërpërgjigjes, ndërsa i bëj thirrje qeverisë së Holandës që të jetë më e përgjegjshme dhe më ndërgjegjshme”, shkruan në mesazhin e tij Kryeparlamentari Ismail Kahraman.

Edhe Zëvendëskryeministri, Nuretin Xhanikli (Nurettin Canikli) bëri të ditur se Evropa me qëndrime dhe qasje të treguara ditëve të fundit ka tërhequr ‘litarin e saj’ dhe në këtë mënyrë ka iniciuar edhe shkatërrimin e vet.

Duke e përdorur shprehjen “Pa Turqinë nuk ka drejtësi në botë”, Zëvendëskryeministri Xhanikli tha: “Jo vetëm Turqia, por pa inkuadrimin e saj me të gjitha shtetet, qeveritë dhe popuj tjera, me të cilat ndan fatin e njëjtë dhe pa marr një rol aktiv në udhëheqjen e botës, pa patur të drejtën e fjalës, në botë nuk do të ketë drejtësi. Ne jemi duke ecur me shpejtësi në këtë drejtim”.

Ndaj qëndrimit të Holandës përballë Turqisë reagoi ashpër edhe Ministri i Financave, Naxhi Aëball (Naci Ağbal).

Ministri Aëball tha se përball këtij qëndrim fashist do të përdorin të gjitha drejtat diplomatike.

Qëndrimi i Holandës u kritikua edhe nga ana e zëvendësit të kryetari të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Xhevdet Jëllmaz (Cevdet Yılmaz).

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë një aktiviteti të organizuar në Stamboll, Jëllmaz tha se “Ata të cilët mundohen të na japin mësime të demokracisë, fillimisht duhet ta mësojnë mirë mësimin e tyre”.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) pas pengesave të shëmtuara të bëra nga ana e Holandës zhvilloi një sërë bisedash telefonike.

Krahas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Ministri i Jashtëm Çavushollu bisedoi edhe me Ministrin e Jashtëm të Anglisë, Boris Xhonson (Boris Johnson) dhe Ministrin e Jashtëm dhe njëkohësisht Ministrin e Tregtisë të Hungarisë, Peter Sijarto (Peter Szijjarto).



Lajme të ngjashme