Çavushollu: Nëse Holanda hedh një hap kundër nesh, ne do të hedhim 10

Ai ka thënë se gjatë gjithë mbrëmjes ka biseduar me homologët e tij evropianë dhe se u ka përcjellë atyre shqetësimet e Turqisë.

Çavushollu: Nëse Holanda hedh një hap kundër nesh, ne do të hedhim 10

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, lidhur me pengimin e ministrave turq për t’u takuar me qytetarët me origjinë turke në Holandë, paralajmëroi për kundërpërgjigje duke thënë se nëse ata hedhin një hap, atëherë Turqia do të hedhë 10 të tillë, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

”Vetëm për shkakun se në vendin e tyre kanë zgjedhje dhe se radikali i djathtë Geert Wilders dëshiron që partitë e tjera (me vota pothuajse të barabartë me të ) të mos marrë vota, Holanda pengon ministren që të shkojë në konsullatën e saj. Këta kanë zbritur në një nivel kaq të ulët sa nuk lejuan ministren tonë në konsullatën tonë”, deklaroi Cavusoglu.

Ai ka thënë se gjatë gjithë mbrëmjes ka biseduar me homologët e tij evropianë dhe se u ka përcjellë atyre shqetësimet e Turqisë.

Ndërsa duke thënë se ajo që ka bërë Holanda nuk do të mbetej pa kundërpërgjigje, Cavucoglu rikujtoi se kanë marrë masa për pengimin e hyrjeve dhe daljeve në ambasadën e këtij vendi në Ankara dhe konsullatën holandeze në Stamboll.

“Nëse ata hedhin një hap, atëherë ne do të hedhim 10… Ata nuk duan një Turqi e cila do të jetë jashtë kontrollit të tyre”, theksoi ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

 



Lajme të ngjashme