Erdogan të premten në Moskë për avancimin e marrëdhënieve Turqi-Rusi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të udhëtojë drejt Moskës më datë 10 mars për të marrë pjesë në mbledhjen e 6-të të Këshillit të Bashkëpunimit me Nivel të Lartë Turqi-Rusi...

Erdogan të premten në Moskë për avancimin e marrëdhënieve Turqi-Rusi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të udhëtojë drejt Moskës më datë 10 mars për të marrë pjesë në mbledhjen e 6-të të Këshillit të Bashkëpunimit me Nivel të Lartë Turqi-Rusi.

Sipas një komunikate me shkrim të Zyrës së Shtypit të Presidencës së Turqisë, të pranishëm në këtë mbledhje të nivelit maksimal, e cila do të drejtohet nga Presidenti Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të jenë gjithashtu ministrat përkatës të të dyja vendeve.

Agjenda e mbledhjes parashikon shqyrtimin e gjithanshëm dhe tërësor të marrëdhënieve Turqi-Rusi, si dhe shkëmbimin e mendimeve rreth problemeve rajonale e ndërkombëtare me interes të përbashkët për të dyja vendet, me theks të veçantë mbi konfliktin sirian.

Gjatë kësaj vizite të Presidentit Erdogan në Rusi, e cila pritet të kontribuojë fuqishëm në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Ankara-Moskë, do të firmosen gjithashtu një sërë marrëveshjesh në fusha të ndryshme.



Lajme të ngjashme