Gjermania vazhdon të marrë vendime skandaloze kundër Turqisë

Salla e konferencës në Hamburg ku do të mbante fjalim Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) është ndryshuar me pretendimin se nuk ka mbrojtje të mjaftueshme ndaj rastit të zjarrit.

Gjermania vazhdon të marrë vendime skandaloze kundër Turqisë

Salla e konferencës në Hamburg ku do të mbante fjalim Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) është ndryshuar me pretendimin se nuk ka mbrojtje të mjaftueshme ndaj rastit të zjarrit.

Pas këtij informacioni Çavushollu tha: Të gjitha zbatimet i ngjajnë periudhës naziste”.

Ministri Çavushollu reagoi ashpër ndaj këtij vendimi dhe tha: “Në një mënyrë të paprecedente në histori me anë të zbatimeve me presion mundohen të anulojnë të gjitha programet tona. Ky është plotësisht një sistem shtypës. Duke bërë presion ndaj pronësive private, hoteleve, sallave të dasmave etj. ata detyrojnë që të anulohen marrëveshjet. Ata donin të anulonin licencën e sallës së dasmës në Hamburg. Unë do të shkoj. Askush nuk mund të më ndalojë. Ne do të gjejmë vend tjetër për të bërë mbledhjen”.

Një zëdhënës nga Bashkia Mitte e qytetit Hamburg, emri i të cilit nuk deklarohet, në deklaratën e bërë për median gjermane shkak për ndryshimin e vendit të mbledhjes tregoi arsyet e sigurisë.

Zëdhënësi pretendoi se në sallën që gjendej në lagjen Wilhelmsburg nuk kishte alarm zjarri dhe theksoi se deri në një urdhër të dytë kjo sallë nuk do të përdoret.

Ministri turk bëri të ditur se për fjalimin e tij është prenotuar një vend tjetër.

Edhe më parë fjalimi dhe aktiviteti i Ministrit të Drejtësisë Bekir Bozdaë (Bekir Bozdağ) që do të zhvillohej ditën e enjte u anulua me pretekstin se ‘nuk kishte parking dhe hyrje të mjaftueshme’.

Edhe programi i ditës së diel në Këln i Ministrit të Ekonomisë Nihat Zejbelkçi  (Nihat Zeybekçi) ishte anuluar nga ana e kompanisë që administronte sallën por aktiviteti u zhvillua në një vend tjetër.



Lajme të ngjashme