Szijjarto: Stabiliteti i Turqisë thelbësor për sigurinë e BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto bëri të ditur se siguria e Bashkimit Evropian kalon nga stabiliteti i Turqisë dhe shtoi: “Ne kemi një respekt të madh për atë që bën Turqia për emigrantët”.

Ministri Hungarez i ndodhur në Ankara për të marrë pjesë në Mbledhjen e periudhës së 5-të të Komisionit Ekonomisë bëri vlerësime për marrëdhëniet dypalëshe, bashkimin Evropian dhe krizën e emigrantëve për korrespondentin e Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli (AA).  

Ai tha se për vendet e rajonit si Turqia, Jordania dhe Libani që strehojnë emigrantë duhet të jepet më shumë mbështetje.

“Ne kemi një respekt të madh për atë që bën Turqia për emigrantët. Për këtë arsye i këshillojmë Bashkimit Evropian që të paguaj sa më parë vlerën e premtuar në kuadër të marrëveshjes së arritur me Turqinë për emigrantët. Siguria e Bashkimit Evropian kalon nga stabiliteti i Turqisë. Nëse marrëveshja për emigrantët ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian nuk funksionon, itinerari i Ballkanit Perëndimor do të mbesë lehtë nën presion” tha ministri hungarez.

Ai bëri të ditur gjithashtu se edhe në çështjen e luftës kundër terrorit janë në një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet turke dhe në solidaritet me presidentin dh qeverinë e Turqisë.  

Lajme të ngjashme