Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Koment – Konferenca e Sigurisë së Munihut dhe Turqia

Konferenca e 53-të e Munihut për Sigurinë u zhvillua në datat 17-19 shkurt në Gjermani.

Koment – Konferenca e Sigurisë së Munihut dhe Turqia

Ajo që e bënte këtë konferencë të rëndësishme ishte fakti se mbante veçorinë e mbledhjes ndërkombëtare më të rëndësishme në lidhje me problemet e sigurisë dhe fushën e politikave në tërë botën. Pra sa e rëndësishme është Samiti i Davosit për ekonominë aq e rëndësishme është edhe Konferenca e Munihut për sigurinë e botës. Në këtë mbledhje shtrohet në tryezë me të gjitha dimensionet siguria e botës dhe pasi diskutohen çështjet e krizave dhe problemet e sigurisë jepen propozime për të ardhmen. Mbi 500 politikanë, burokratë, personalitete shtetërore, specialistë të sigurisë, përfaqësues së organizatave ndërkombëtare nga tërë bota morën pjesë në këtë mbledhje.

Në konferencë Turqia u përfaqësua në nivel të lartë duke filluar nga Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık), Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Turqisë, Hakan Fidan.

Në Konferencën e Munihut erdhën në rend të ditës shumë çështje politike dhe të sigurisë që janë temë e diskutimeve. Për Shembull; Dalja e Anglisë nga Bashkimi Evropian dhe ndikimet e mundshme ndaj të ardhmes së Unionit, shqetësimet për të ardhmen e sistemit ndërkombëtar pas zgjedhjes së Presidentit Trump, mosmarrëveshjet që kanë dal në pah brenda aleancës së NATO-s, krizat në Lindjen e Mesme, tensioni në Azi-Paqësorin për shkak të Kinës dhe Koresë së Veriut, kriza e Ukrainës, rrymat nacionaliste që kanë filluar në Evropë, çështja e refugjatëve, terrori ndërkombëtar në rritje dhe gara e armatimit, ishin ndër çështjet që u trajtuan më shumë në Konferencë.

Si rrjedhojë zhvillimet e përcaktuara të përmbledhura më poshtë tregojnë ndikimet negative të sistemit ndërkombëtar; 1) Shqetësimi dhe brengat që ndjehen pasi siguria ndërkombëtare nuk ka qenë kaq e brishtë dhe e kërcënuar që nga periudhat pas Luftës së Ftohtë dhe procesi deri në ditët tona; 2) Shqetësimi për krijimin e një vakumi të fuqisë si pasojë e reduktimit të përgjegjësive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat i janë drejtuar kontinentit të vet; 3) Drejtimi i Amerikës nga Azi- Paqësori dhe reagimi i Kinës dhe si rrjedhojë krijimi i një fushe të re krize; 4) Mundësia e ngadalësimit të reformave nga shumë vende ku pritet që në vitin 2017 të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe ndikimi negativ në fushën e ekonomisë dhe atë sociale; 5) Shqetësimi ndaj krizave të reja në Lindjen e Mesme dhe Afrikë për shkak të vazhdimit të krizave aktuale të cilat do të bëhen shkak për rritjen e qëndrimit kundërshtar të Perëndimit; 6) Parashikimi i rritjes së tensionit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut. 7) Shqetësimet mbi potencialin e përhapjes së destabilitetit në Afrikë. 

Në Konferencë Turqia ka zënë një vend të rëndësishëm përsa i përket rëndësisë së saj gjeopolitike. Gjendja e Turqisë ka zënë vend në raportet e konferencës në kuadër të marrëdhënieve SHBA-BE. Sipas kësaj, pavarësisht se marrëdhëniet Turqi-Perëndim nuk janë në nivelin e dëshiruar, nevoja e sigurisë reciproke është më se e qartë. Për këtë është qëndruar mbi domosdoshmërinë e palëve për bashkëpunimin në fushën e politikës dhe sigurisë.

Por kur vihet re thelbi i burimit të problemit, nëse nuk janë tejkaluar problemet ndërmjet Turqisë dhe Perëndimit, përgjegjësia është e Ankarasë, kryeqyteteve Perëndimore dhe Uashingtonit. Pasi si në krizat e Lindjes së Mesme në Përgjithësi dhe çështjen e luftës civile në Siri në veçanti, ata që e kanë lënë vetë Turqinë janë aleatët Perëndimorë. Ata kanë lënë mënjanë Turqinë dhe për të luftuar organizatën terroriste DAESH në Siri dhe Irak, kanë mbështetur një organizatë tjetër terroriste PYD/YPG. Mbi llogaritjet e gabuara nuk mund të arrihet në një rezultat të drejtë. Dhe Perëndimi vazhdon të ndjekë këto politika të gabuara. Si rrjedhojë, për shkak të politikave të gabuara që zbatohen, është rritur numri i humbjeve civile në Siri, është përhapur problemi i refugjatëve dhe është rritur kriza aktuale.

Pra rezultatet e Konferencës së Munihut tregojnë një shenjë të qartë për alarmin që bien në lidhje me sigurinë e sotme ndërkombëtare dhe pasojat për të ardhmen. Duke filluar nga kriza e Ukrainës dhe Sirisë dhe konkurrimi ndërkombëtar në rritje që ka rritur sa vjen e më shumë fuqinë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi-Paqësorin, botën e sotme po e lënë ballë për ballë pothuajse me gjendjen e ngjashme përpara Luftës së II Botërore. Krizat rajonale mund të pengohen me bashkëpunimin e vendeve të rajonit si Turqia kurse krizat globale mund të pengohen me zhvillimin e një botëkuptimi sigurie kolektive. Për këtë çështje është e mjaftueshme ti drejtohemi historisë.   



Lajme të ngjashme