Turqia do të aplikojë modelin e Xharabulusit edhe për Al-Babin

Republika e Turqisë do të aplikojë modelin e Xharabulusit edhe për qytetin tjetër sirian të Al-Babit, që tashmë është çliruar nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH...

Turqia do të aplikojë modelin e Xharabulusit edhe për Al-Babin

Modeli i Xharabulusit do të aplikohet edhe për qytetin tjetër sirian të Al-Babit, që tashmë është çliruar nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH falë operacionit ushtarak "Mburoja e Eufratit", ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në bashkëpunim me Ushtrinë e Lirë Siriane (FSA).

Fillimisht do të shtohen ndihmat ushqimore dhe do të zgjidhen problemet në lidhje me shërbimet shëndetësore, të cilat mendohen si nevoja themelore të këtij qyteti. Mes problemeve parësore për t’u zgjidhur renditen gjithashtu furnizimi me elektricitet dhe ujë të pijshëm, ku ndërprerje të vazhdueshme ka prej një kohe të gjatë.

Në qytet do të bëhen ndërhyrje në të gjitha infrastrukturat e dëmtuara për ta kthyer atë sërish të banueshëm dhe tërheqës për popullsinë e shpërngulur.

Policia vendore do të themelohet duke arsimuar dhe trajnuar rininë e qytetit. Ndërsa një delegacion, që do të formohet posaçërisht, do të punojë për konstatimin e problemeve të qytetit dhe fshatrave përreth tij.

Turqia do të ofrojë çdolloj mbështetjeje logjistike të nevojshme në këtë fazë. Pasi të jenë plotësuar nevojat bazë, në Al-Bab do të rindërtohen gjithashtu shkollat për të mundësuar vazhdimësinë e arsimimit të fëmijëve, si dhe do të plotësohen nevojat për strehim.



Lajme të ngjashme