Erdogan dhe Barzani bisedojnë në lidhje me zhvillimet rajonale

Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti në takim delegacionin e Qeverisjes Rajonale Kurde në Veri të Irakut, të kryesuar nga Mesut Barzani.

Erdogan dhe Barzani bisedojnë në lidhje me zhvillimet rajonale

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti në takim kryetarin e Qeverisjes Rajonale Kurde në Veri të Irakut, Mesut Barzani.

Takimi që u zhvillua prapa dyerve të mbyllura në Pallatin Mabeyn zgjati afërsisht 1 orë.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyre të Turqisë, Berat Allbajrak (Berat Albayrak), Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan, Zëvendësministri i Jashtëm, Ahmet Jëlldëz (Ahmet Yıldız), zëdhënësi i qeverisë Rajonale Kurde, Sefin Dizaji dhe Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Qeverisjes Rajonale Kurde, Fuad Huseyin.

Gjatë takimit u bisedua në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, situatën në Mosul dhe Telafer, praninë e organizatës separatiste terroriste PKK në Irak dhe zhvillimet në Siri.

Në këtë takim gjithashtu u vë theksi në marrëdhëniet tregtare me në krye ato në fushën e energjisë.

Turqia me Irakun kanë një vëllim tregtar mbi 10 miliardë dollarë.

Pjesa më e madhe e kësaj tregtie realizohet me Qeverisjen Rajonale Kurde në Veri të Irakut.

Edhe në deklaratën e bërë nga zyra e Barzanit, u tha se gjatë takimeve u qëndrua mbi luftën kundër DAESH-it dhe operacionin për shpëtimin e Mosulit, ndërsa u tha se Presidenti Erdoan gjatë takimit përsëriti mbështetjen e Turqisë ndaj qeverisjes rajonale në luftën kundër DAESH-it.

Në deklaratë në thuhet se gjatë takimit mes tjerash u bisedua në lidhje me zhvillimet politike në rajon dhe Siri, negociatat e Gjenevës, ndikimet e ndryshimeve të ekuilibrave ndërkombëtare mbi rajon dhe për marrëdhëniet Turqi-Irak.



Lajme të ngjashme