Jëlldërëm në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e 53-të të Sigurisë

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 53-të të Sigurisë në Mynih (MSC).

Parashikohet që Jëlldërëm krahas Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Zv/Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence të zhvillojë takime dypalëshe edhe me delegacione të nivelit të lartë, pjesëmarrës në këtë konferencë.

Në takimet ku do të shqyrtohen në shumë dimensione politikat e sigurisë dhe mbrojtjes ndërkombëtare pritet të vlerësohen edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryeministri Jëlldërëm nesër do të kalojë në Dyseldorf ku do të takohet me qytetarët.

Lajme të ngjashme