Turqia reagon ndaj bastisjes së personelit të Entit të Çështjeve Fetare në Gjermani

Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare (Diyanet), Mehmet Gërmez (Görmez) tha se kontrolli i bërë në shtëpinë e katër klerikëve turq në Gjermani, ka ofenduar turqit që jetojnë jashtë shtetit, myslimanët dhe Turqinë.

674690
Turqia reagon ndaj bastisjes së personelit të Entit të Çështjeve Fetare në Gjermani

Në konferencën për shtyp të dhënë në godinën e Entit të Çështjeve Fetare, Gërmez tha se aktivitetet e Unionit Islam Turk të Çështjeve Fetare (DITIB) janë të rëndësishme jo vetëm për myslimanët por edhe për jomyslimanët.  

Ai tha se asnjë punonjësi të fesë nuk i jepet leje në përjashtim të aktiviteteve të përkufizuara dhe shtoi se është e pakuptueshme që Zyra e Mbrojtjes së Kushtetutës Gjermane, bastisi shtëpitë e tyre 2 ditë pas deklaratës: “Në ngjarje nuk ka aktivitete spiunazhi”.  

“Pavarësisht reagimit tonë vazhduan shpifjet. Shpifja nuk mund të pranohet kurrë” tha Gërmez.

Ai rikujtoi se Diyanet-i, për nënshtetasit turq që jetojnë në Evropë prej 40 vjetësh, në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara me këto vende, jep shërbime fetare dhe Unioni Islam Turk i Çështjeve Fetare zotëron karakterin e modelit turko-gjerman.

Gërmez u shpreh se përjetimi i polemikave gjatë zgjedhjeve (fushatave elektorale) në shumë vende të Evropës mund të jetë i natyrshëm.  

“Por sido që të jetë, nëse ka diçka që ka vlerë për të mos u shkelë gjatë atmosferës së zgjedhjeve, në politikë dhe polemikat politike ajo është feja. Ai është Islami. Kthimi i islamofobisë në garë në atmosferën zgjedhore është i papranueshëm. Zhvillimet e fundit në Gjermani kanë ofenduar Diyanetin. DITIB nuk është një institucion i çfarëdoshëm. Është një institucion që mbart lotët e miliona njerëzve dhe bebja e syrit të tyre”.

“Zhvillimet e fundit në Gjermani nuk kanë ofenduar vetëm Diyanetin por edhe klerikët që janë udhërrëfyes të moralit dhe që lartësojnë fenë dhe detyrat e Islamit” tha Gërmez dhe shtoi: “Një prej shqetësimeve tona më të mëdha është se këto ngjarjet e fundit të përjetuara duke shpërfillur përfitimet 40-vjeçare mund të lejnë ndikim negativ tek nënshtetasit tanë dhe myslimanët që jetojnë në Evropë”.   



Lajme të ngjashme