ISPAT: 56% e investimeve të huaja direkte në Turqi, pas 15 korrikut 2016

Turqia ka tërhequr 56 për qind të investimeve të huaja direkte të vitit 2016 pas tentativës së dështuar për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY)...

ISPAT: 56% e investimeve të huaja direkte në Turqi, pas 15 korrikut 2016

Turqia ka tërhequr 56 për qind të investimeve të huaja direkte të vitit 2016 pas tentativës së dështuar për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Kreu i Agjencisë së Turqisë për Mbështetjen dhe Promovimin e Investimeve (ISPAT), Arda Ermut, njoftoi përmes një komunikate me shkrim se pavarësisht vështirësive të shumta të 2016-s, ekonomia turke ka shënuar një rimëkëmbje të fuqishme në tremujorin e fundit të vitit të shkuar duke tërhequr 3,6 miliardë dollarë investime.

“Pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut kemi tërhequr 56 për qind të investimeve ndërkombëtare direkte të vitit 2016. Ndërkohë që mesatarja mujore e periudhës janar-korrik ishte 900 milionë dollarë, në 5 muajt e fundit të 2016-s kjo mesatare u rrit në 1 miliard e 162 milionë dollarë. Kurse dhjetori, me 1,9 miliardë dollarë, rezultoi muaji që kemi tërhequr më tepër investime. Kjo shumë është njëkohësisht edhe kapitali më i lartë i 17 muajve të fundit në investimet ndërkombëtare direkte bruto”, vlerësoi presidenti i ISPAT-it.

Të gjitha këto shifra – vijoi ai – dëshmojnë se nuk ka një rënie të investimeve të huaja direkte pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut 2016, përkundrazi, ato vërtetojnë një grafik me tendencë rritjeje në këtë fushë.

Arda Ermut nënvizoi gjithashtu se shuma totale e investimeve ndërkombëtare direkte për vitin e kaluar në Turqi ishte 12,1 miliardë dollarë.

Vlerësuar sipas shpërndarjes sektoriale, më shumë investime të huaja direkte gjatë periudhës janar-dhjetor 2016 ka tërhequr sektori i prodhimit. Ai është ndjekur respektivisht nga sektori bankar dhe ai i energjetikës.



Lajme të ngjashme