Bruksel – Përcaktohen rolet në Detin e Zi: Në diskutim rregullat e angazhimit të NATO-s

Gjatë mbledhjes së Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, e cila filloi të mërkurën dhe vijon gjithashtu të enjten në Bruksel, në tavolinën e bisedimeve janë vendosur “opsionet e angazhimit”...

Bruksel – Përcaktohen rolet në Detin e Zi: Në diskutim rregullat e angazhimit të NATO-s

Tensionimi në Detin e Zi është rritur ndjeshëm, sidomos pas krizave ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të ngjarjeve në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë nga Moska.

Gjatë mbledhjes së Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, e cila filloi të mërkurën dhe vijon gjithashtu të enjten në Bruksel, në tavolinën e bisedimeve janë vendosur “opsionet e angazhimit”.

Në këtë takim të rëndësishëm do të trajtësohet po ashtu mënyra sesi Turqia do të mbështesë vendimet e angazhimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në Detin e Zi.

Mes atyre në diskutim për angazhimin e Aleancës në Detin e Zi spikasin tri opsione: “Taskforca Detare Permanente e NATO-s”, “Flota Detare e Përbashkët” dhe “Batalioni Shumëkombësh”.



Lajme të ngjashme