Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia pret zhvillime të reja në lidhje me ekstradimin e kreut të FETO-s

Ministri i Drejtësisë Bekir Bozda në përgjigje të interesit të gazetarëve para mbledhjes së grupit parlamentar të partisë tha se nga administrata Tramp presin zhvillime të reja në drejtim të ekstradimit në Turqi të kreut të FETO-s.

Turqia pret zhvillime të reja në lidhje me ekstradimin e kreut të FETO-s

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) tha se me ardhjen në detyrë të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Danëlld Tramp (Donald Trump) u kanë dërguar autoriteteve amerikane prova të reja në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës terroriste guleniste-struktura paralele në shtet (FETO/PDY) dhe të pjesëtarëve të tjerë të kësaj organizate që gjenden në Amerikë.

Para mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ministri i Drejtësisë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai ka vënë në dukje se vazhdon angazhimi i qeverisë për ekstradimin e kreut të FETO/PDY, ndërsa rikujtoi se në Amerikë e ka marrë detyrën presidenti i ri, Danëlld Tramp dhe se është emëruar edhe Sekretari i Drejtësisë.

"Me realizimin e një bisede telefonike apo të një takimi drejtpërdrejtë sa më parë që të jetë e mundur me sekretarin e ri amerikan të drejtësisë do të kemi mundësinë ti shprehim edhe njëherë sekretarit të ri se çfarë kuptimi ka për Turqinë ekstradimi i kreut të FETO/PDY-së dhe i anëtarëve të tjerë të kësaj organizate, ti përcjellim pritjet e Turqisë në lidhje me këtë çështje. Ne presim që të ketë zhvillime të reja. Pas fillimit të detyrës së administratës së Trampit kemi dërguar disa prova të reja. Në të vërtetë nga pikëpamja jonë nuk ka nevojë për prova të reja në dosje. Sepse në këtë dosje ka më shumë se sa duhet prova, në sasi dhe cilësi, që në bazë të marrëveshjeve që kemi nënshkruar mundësojnë arrestimin e përkohshëm të terroristit Gylen dhe të ekstradimit të tij. Pra nuk bëhet fjalë për mangësi të ndonjë prove", është shprehur Bozda.



Lajme të ngjashme