Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Drejtori i ri i CIA-s turneun e parë jashtë shtetit e fillon sot nga Turqia

Njoftohet se pas bisedës telefonike Erdoan-Tramp sot do të vizitojë Turqinë drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan (CIA), Mike Pompeo.

Drejtori i ri i CIA-s turneun e parë jashtë shtetit e fillon sot nga Turqia

Drejtori i ri Agjencisë Qendrore të Zbulimit Amerikan (CIA), Mike Pompeo sot paradite vjen në Turqi.

Njoftohet se vizita e shefit të CIA-s realizohet pas bisedës telefonike që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të martën në mbrëmje me Presidentin e ri amerikan, Danëlld Tramp (Donald Trump). Për Pompeo kjo do të jetë vizita e parë jashtë shtetit.

Mësohet se në kuadër të vizitës Pompeo me autoritetet turke do të konsultohet lidhur me PYD-në, zgjatimin e organizatës separatiste terroriste PKK në Siri dhe organizatën terroriste fetullahiste (FETO), të cilat do të jenë edhe dy pikat kryesore të agjendës së tij gjatë qëndrimit në Ankara.

Edhe në bisedën telefonike Erdoan-Tramp ishte konfirmuar vendosmëria që Turqia dhe Amerika të vazhdojnë së bashku luftën kundër çdo lloj terrorizmi.

Erdoan dhe Tramp ranë dakord edhe për të realizuar sa më shpejt një takim dypalësh.



Lajme të ngjashme