Presidenti i Etiopisë viziton Turqinë, në fokus avancimi i marrëdhënieve bilaterale

Presidenti i Etiopisë, Mulatu Teshome Wirtu, po qëndron për një vizitë zyrtare në kryeqytetin turk...

Presidenti i Etiopisë viziton Turqinë, në fokus avancimi i marrëdhënieve bilaterale

Presidenti i Etiopisë, Mulatu Teshome Wirtu, po qëndron për një vizitë zyrtare në kryeqytetin turk.

Stacioni i parë i Kreut të Shtetit të Etiopisë në Ankara ishte Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, ku u prit nga nënkryetari Ahmet Aydin.

Nënkryetari Aydin shprehu kënaqësinë e tij nga kjo vizitë e Presidentit Wirtu në Turqi dhe në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Pasi theksoi rëndësinë e madhe që i kushtojnë Etiopisë, si një nga partnerët me më shumë peshë të Turqisë në Afrikë, nënkryetari i Parlamentit turk vuri në pah synimin për ngritur në nivel të përkryer marrëdhëniet me këtë vend në çdo fushë.

Ahmet Aydin rikujtoi se ndërmjet dy vendeve ka një dialog të fuqishëm, i cili nuk është themeluar sot, por vjen që nga periudha osmane e Sulltan Abdul Hamitit II, në vitin 1896, duke sqaruar gjithashtu se ambasada e parë e Republikës së Turqisë në Afrikën Nënsahariane është hapur në kryeqytetin Adis-Abebë të Etiopisë.

“Që të dyja vendet janë të përkushtuara për të ngritur edhe më lart marrëdhëniet dhe objektivat e tyre. Jemi në dijeni të rëndësisë së Etiopisë në Unionin Afrikan dhe e çmojmë maksimalisht këtë gjë. Krahas bashkëpunimit në çdo fushë, ne i kushtojmë vëmendje serioze edhe kooperimit ndërparlamentar me Etiopinë. Duam që të shtojmë vizitat reciproke për të avancuar edhe më tej këto raporte”, u shpreh nënkryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ahmet Aydin.

Pas takimit, Presidenti Wirtu dhe delegacioni shoqërues vizituan ambientet e dëmtuara të Parlamentit të Turqisë për shkak të bombardimit gjatë tentativës për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Nënkryetari i Parlamentit turk informoi delegacionin etiopian në lidhje me ato çfarë u përjetuan natën e tentativës puçiste.

Më pas, Wirtu dhe Aydin vendosën karafila në vendin e shpërthimit të bombës, në Sallën e Nderit.

Të shoqëruar nga nënkryetari Aydin, Presidenti Wirtu dhe anëtarët e tjerë të delegacionit shtetëror etiopian vizituan gjithashtu Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.



Lajme të ngjashme