Eksporti i prodhimeve farmaceutike turke rritet me 25%

Në 5 vitet e fundit eksporti i prodhimeve farmaceutike të Turqisë është rritur me 25% dhe deri në fund të 2016 të ardhurat nga ky eksport janë llogaritur 827,1 milionë dollarë.

Eksporti i prodhimeve farmaceutike turke rritet me 25%

Eksporti i prodhimeve farmaceutike të Turqisë ka marrë shtysë me rritjen e investimeve që janë bërë vitet e fundit në industrinë e farmaceutikës dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me disa vende.

Nëse i analizojmë eksportet në bazë vendi, vëmë re se rritja që kanë shënuar në veçanti shitjet e këtyre prodhimeve me destinacion Korenë e Jugut, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në eksportet totale të këtij sektori.

Ajo që ka ndikuar në rritjen e tregtisë së jashtme me këtë vend është marrëveshja e tregtisë së lirë që ka hyrë në fuqi në vitin 2013. Në periudhën 2012-2016 tregtia (në sektorin e farmaceutikës) me këtë vend është rritur 3,4 herë dhe është realizuar në shifrën e 164,8 milionë dollarëve.

Koreja e Jugut në listën e TUIK-ut për eksportin e prodhimeve farmaceutike ndiqet nga Zvicra me 59,7 milionë dollarë dhe Iraku me 48,6 milionë dollarë.



Lajme të ngjashme