Yildirim: Me ndryshimin e kushtetutës do të përshpejtohet procesi i burokracisë

Kryeministri Yildirim mori pjesë në mbledhjen e asamblesë konsultative të kryesisë së degës së Partisë AK në Sakarya.

başbakan sakarya.jpg

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi se me ndryshimin e kushtetutës do të përshpejtohet procesi i burokracisë dhe se shërbimet do të kryhen më shpejtë.

Kryeministri Yildirim, i cili mori pjesë në mbledhjen e asamblesë konsultative të kryesisë së degës së Partisë AK në Sakarya nëpërmjet sistemit të telekonferencës, bëri të ditur se ndryshimet kushtetuese janë në përputhje me zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga ana e popullit të bëra në vitin 2007.

Yildirim shtoi se duke thënë se përpjekja për ti paraqitur ndryshimet kushtetuese si çështje të jetës apo të vdekjes janë tradhti dhe mosrespektim i vullnetit të popullit.

Duke e bërë të ditur se me anë të këtij sistemi parashikohet mbajtja e zgjedhje të njëkohëshme parlamentare dhe atyre presidenciale, Kryeministri Yildirim tha: “Në ditën e njëjtë do të vendosen dy kuti të votimit, në njërën do të votohet për president, ndërsa në tjetrën për anëtarët të kuvendit, deputetët. Gjatë 5 viteve të ardhshme nuk do të bëhet fjalë për zgjedhje dhe në vend do të ofrohen shërbimet. Kuvendi do ti bëjë rregullimet e nevojshme për qeverinë, do të bëjë ligjet e nevojshme për popullin”.

“Me ndryshimet kushtetuese nuk do të ndryshojnë kompetencat e presidentit”, deklaroi Yildirim ndërsa shtoi se “E vetmja gjë që ndryshon është se qytetarët e zgjedhin drejtpërdrejtë qeverinë. Pra, nuk zgjedh fillimisht kuvendin. Nga ky kuvend që do të zgjidhet nuk do të dal qeveria. Populli në kutitë e votimit zgjedh drejtpërdrejt qeverinë, e cila do të jetë në krye të vendit për 5 vjet dhe kjo është e vërteta çfarë ndryshon”.



Lajme të ngjashme