Turqia do të luftojë kundër sulmeve asimetrike që përballet

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (MGK) për këtë vit u theksua se Turqia do të luftojnë me vendosmëri kundër sulmeve me të cilat përballet.

Turqia do të luftojë kundër sulmeve asimetrike që përballet

Në komunikatën e publikuar pas mbledhjes, që u mbajt të martën në Kompleksin Presidencial nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), u tha se në mbledhje u diskutuan në mënyrë gjithëpërfshirëse masat e marra brenda kuadrit ligjor kundër kërcënimeve terroriste dhe rreziqeve ndaj sigurisë kombëtare të Turqisë.

Gjithashtu u bë vlerësimi vjetor i sigurisë lidhur me aktet terroriste që ndodhën vitin e kaluar, veçanërisht përpjekja me organizatat terroriste, Organizata Terroriste Fetullahiste / Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY), PKK dhe DAESH. 

"Aktet e urryera terroriste në Stamboll, Kayseri dhe Izmir, atentati që mori në shënjestër ambasadorin rus në Ankara dhe sulmi i pabesë natën e Vitit të Ri në Stamboll, u trajtuan në të gjitha dimensionet duke marrë në konsideratë hetimet gjyqësore dhe administrative, dhe sulmet në fjalë u dënuan me forcë. U konfirmua vendosmëria për të marrë çdo lloj mase të duhur brenda dhe jashtë vendit kundër sulmeve asimetrike, me të cilat përballet sot vendi ynë. Sulmet e pabesa që janë kryer nga organizata separatiste terroriste dhe organizatat e tjera që janë derivate të saj kanë shpalosur edhe një herë para syve vërtetësinë e tezave që i ka bërë të ditur Turqia opinionit publik ndërkombëtar”, vijon komunikata.   

Në komunikatë theksohet edhe nevoja e një shpjegimi më efektiv në nivel ndërkombëtar i të drejtës që ka Turqia në përpjekjen e saj me organizatat terroriste.

Përpjekja kundër organizatave terroriste që abuzojnë me nocionet fetare, sektare dhe etnike si dhe me ndjeshmërinë ndaj këtyre, dhe kundër vatrave që i mbështesin këto organizata do të vazhdojë me këmbëngulje dhe vendosmëri, vijon komunikata duke bërë paralajmërime pa përmendur emra edhe ndaj ndihmës me armë që i bëhet PYD-së, e cila është zgjatim i PKK-së në Siri. 

"Pranimi si palë biseduese (homolog) i organizatave terroriste dhe ndihma me armë që u është ofruar këtyre organizatave në mënyra të ndryshme ka përgatitur terrenin për forcimin dhe përhapjen e terrorizmit”, shkruan komunikate në lidhje me këtë çështje.

Është deklaruar gjithashtu se janë vlerësuar në detaje edhe zhvillimet e fundit në Siri dhe Irak duke u përqendruar në ndikimet që kanë mbi sigurinë dhe stabilitetin e Turqisë dhe rajonit kërcënimet terroriste që burojnë nga këto vende. Është trajtuar në mënyrë të detajuar çështja e ruajtjes dhe forcimit të armëpushimit të arritur në Siri si dhe samiti i Astanës. Turqia do të vazhdojë angazhimin e saj për fillimin e procesit të tranzicionit politik dhe të përmbushë përgjegjësitë humanitare.

Në mbledhje u fol edhe për bisedimet e Qipros që u mbajtën në Gjenevë të Zvicër si dhe u vlerësuan hapat që duhen hedhur për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në mbledhjen e parë të 2017 trajtoi edhe situatën e myslimanëve të Arakanit në Mianmar dhe theksoi domosdoshmërinë e rritjes së ndihmave humanitare ndaj këtij rajoni.



Lajme të ngjashme