Erdoan: Gylenistët e kanë humbur rrugën si heretikët

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në fjalën që mbajti në një aktivitet organizuar të mërkurën në Kompleksin Presidencial tha se anëtarët e Organizatës Terroriste Fetullahiste/Struktura Paralele në Shtet (FETO /PDY) ka humbur rrugën e tyre si shumë heretikë.

Erdoan: Gylenistët e kanë humbur rrugën si heretikët

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në fjalën që mbajti në një aktivitet organizuar të mërkurën në Kompleksin Presidencial tha se anëtarët e Organizatës Terroriste Fetullahiste / Struktura Paralele në Shtet (FETO /PDY) ka humbur rrugën e tyre si shumë heretikë të tjerë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në ceremoninë e dhënies shpërndarjes së çmimeve të Akademisë Turke të Shkencave (TUBA),  mbajtur në Kompleksin Presidencës.

 

"Pjesëtarët e FETO/PDY-së e kanë humbur rrugën e tyre. E kanë harruar se çfarë janë dhe kush janë. Secili është kthyer në një “mankurt” (‘skllav i pavetëdijshëm’, sipas legjendës kirgize “Epopeja e Manasit”, vepra kryesore e shkrimtarit Xhengiz Ajtmatov, shën. përkth.), që vepron sipas urdhrave të ‘pronarit’, - tha Erdoan në fjalën që mbajti këtu.

"Akademikët, anëtarët e gjyqësorit, policët, ushtarakët, mësuesit, biznesmenët brenda kësaj organizate mund të kenë marrë një arsim të mirë, por kjo situatë nuk eliminon të vërtetën lidhur me qorrimin e tyre, injorancën e tyre përballë të vërtetave dhe atë që zemrat dhe mendjet ua kanë shitur një sharlatani", vijoi Erdoan.

Bombardimin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë gjatë tentativës së grushtit të shtetit Presidenti Erdoan e krahasoi me mbylljen e Mexhlisit (Parlamentit) Osman.

“Mbyllja e Kuvendit Osman me bombardimin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) nga FETO/PDY është e njëjta gjë, i shërben të njëjtit qëllim”, tha Erdoan, duke shtuar se nuk ka asnjë dallim midis tyre. Të dyja kanë për qëllim të përgatisin terrenin për pushtimin e vendit duke i bërë jo-funksionale këto institucione (kuvendi), ku mishërohet vullneti kombëtar”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme