“Mburoja e Eufratit” – Goditen 184 objektiva dhe neutralizohen 20 terroristë të DAESH-it

Forcat e Armatosura të Turqisë, në ditën e 160-të të operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit” kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë, kanë neutralizuar 20 terroristë anëtarë të organizatës terroriste DAESH...

“Mburoja e Eufratit” – Goditen 184 objektiva dhe neutralizohen 20 terroristë të DAESH-it

Forcat e Armatosura të Turqisë, në ditën e 160-të të operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit” kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë, kanë neutralizuar 20 terroristë anëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Siç bën të ditur ushtria turke përmes një komunikate, po vazhdon me vendosmëri operacioni i filluar më 24 gusht 2016 në veri të Sirisë për të forcuar sigurinë kufitare duke eliminuar kërcënimet, që burojnë nga organizatat terroriste, me në krye DAESH-in, si dhe për të mbështetur forcat e koalicionit ndërkombëtar nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ditën e 160-të të operacionit, Forcat e Armatosura të Turqisë bombarduan nga toka dhe ajri 184 objektiva të organizatës terroriste DAESH duke vënë nën presion kështu aktivitetet e grupeve terroriste.

“Gjatë sulmeve ajrore të avionëve të turq në zonat Al-Bab, Tadif dhe Bzagah janë shkatërruar 20 ndërtesa, 1 depo municionesh dhe 2 pozicione mbrojtëse të organizatës terroriste DAESH. Në operacion janë neutralizuar gjithashtu 20 terroristë”, theksohet në komunikatën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke.

“Në ditën e 160-të të operacionit “Mburoja e Eufratit” janë asgjësuar edhe 76 bomba artizanale”, sqaron komunikata në fjalë dhe shton se që nga fillimi i operacionit e deri më sot numri total i bombave artizanale të asgjësuara ka arritur në 3.507 copë.

Ushtria turke thekson po ashtu se në operacione vazhdojnë të merren të gjitha masat e nevojshme për të shmangur dëmtimin e popullatës civile.



Lajme të ngjashme