Greqi – 8 puçistët turq përpara trupit gjykues për zgjatjen e afatit të paraburgimit

Gjykata Administrative e Athinës shqyrtoi të hënën kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Atikës për të zgjatur me 3 muaj afatin e paraburgimit të 8 puçistëve turq...

Greqi – 8 puçistët turq përpara trupit gjykues për zgjatjen e afatit të paraburgimit

Të arratisur në Greqi menjëherë pasi luajtën rol aktiv në tentativën për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), 8 ushtarakët puçistë janë nxjerrë përpara trupi gjykues në lidhje me afatin e paraburgimit të tyre.

Gjykata Administrative e Athinës shqyrtoi të hënën kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Atikës (GADA) për të zgjatur me 3 muaj afatin e paraburgimit të 8 puçistëve turq.

Të pranishëm në seancë ishin edhe 8 puçistët, të cilën u sollën të shoqëruar nga policia greke, megjithatë gjykata në fjalë nuk e shqiptoi vendimin në lidhje me këtë çështje.

GADA kishte kërkuar nga Gjykata Administrative e Athinës që të zgjaste afatin e paraburgimit të 8 puçistëve turq duke theksuar se procesi i azilit të tyre nuk kishte përfunduar ende dhe se mund të përbënin kërcënim për rendin publik.

Siç raportojnë burime të ndryshme, Gjykata Administrative e Athinës pritet të vendosë gjatë ditëve në vijim për çështjen e sipërcituar.

Pas tentativës për grusht shteti në Turqi, ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga FETO/PDY-ja, 8 puçistët në fjalë ishin arratisur me një helikopter ushtarak në Greqi duke kërkuar strehim politik në këtë shtet.



Lajme të ngjashme