Koment - Politika e Turqisë ‘fito-fito’ në Afrikë (pjesa e parë)

Në vend të krijimit të marrëdhënie të reja të varësisë, tutelës dhe shfrytëzimit ashtu siç bënë fuqitë kolonizuese, Turqia ndjek një politikë të fuqizimit reciprok "fito-fito' në Afrikë e cila është një politikë e fuqizimit të përbashkët në bazë të barazi

Koment - Politika e Turqisë ‘fito-fito’ në Afrikë (pjesa e parë)

Në vend të krijimit të marrëdhënie të reja të varësisë, tutelës dhe shfrytëzimit ashtu siç bënë fuqitë kolonizuese, Turqia ndjek një politikë të fuqizimit reciprok "fito-fito' në Afrikë e cila është një politikë e fuqizimit të përbashkët në bazë të barazisë, transparencës dhe qëndrueshmërisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në datat 22-25 janar, vizitoi tre vende të Afrikës Lindore përkatësisht Tanzaninë, Mozambikun dhe Madagaskarin. Vizita, pjesë e vazhdimësisë së politikës së Turqisë në lidhje me "Nismën e Afrikës" e filluar në vitin 2005, kishte për qëllim zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve të Turqisë me Kontinentin Afrikan si një i tërë.

Gjatë dekadës së fundit, si kryeministri i parë dhe pastaj si president, Erdoani ka zhvilluar më shumë se 30 vizita në 23 vende afrikane në total dhe ky është një numër rekord vizitash për një udhëheqës joafrikan. Ky është një tregues i perspektivës strategjike të Turqisë në Afrikë, ndërkohë që Turqia zhvillon marrëdhënie të reja bilaterale me vendet këtij Kontinenti. Turqia ka zgjeruar praninë e saj diplomatike në Afrikë dhe ndërkohë që në vitin 2004 kishte thjeshtë 12 ambasada ky numër në vitin  2016 arriti në 39. Vetëm në vitet 2012 dhe 2013 Turqia ka kontribuar me rreth 800 milionë dollarë për programe të ndryshme humanitare në Afrikë.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka 16 zyra në Afrikë. Kjo agjenci realizon qindra projekte në mbarë kontinentin afrikan duke filluar nga gërmimi i puseve për ujë, hapjen e klinikave shëndetësore, trajnimin e fermerëve, restaurimin e vendeve historike. Dhjetëra OJQ turke dhe organizata të ndihmave po punojnë në mënyrë aktive për tu ardhur në ndihmë nevojtarëve. Kjo qasje e re është reciproke (gjen përgjigje) nga vendet afrikane. Në vitin 2008, Unioni Afrikan e përcaktoi Turqinë si një partner strategjik. Samiti i parë Turqi-Afrikë është mbajtur në të njëjtin vit në Stamboll, i ndjekur nga Samiti në Kryqytetin Malabo të Guinesë Ekuatoriale në vitin 2014.

Samiti i tretë pritet të mbahet (zhvillohet) në Turqi në vitin 2019. Një dekadë më parë, tregtia e përgjithshme e Turqisë me Afrikën ishte më pak se 3 miliardë dollarë. Sot, vëllimi i tregtisë i ka tejkaluar 25 miliardë dollarët. Linjat Ajrore Turke (Turkish Airlines) fluturojnë në rreth 40 destinacione të ndryshme në më shumë se 30 vende afrikane dhe kjo është shifra më e lartë e më shumë se çdo linje tjetër ajrore ndërkombëtare në botë. Më shumë se 30 vende afrikane kanë misione diplomatike në Turqi. Më shumë se 5,000 studentë nga vendet e Afrikës  studiojnë në Turqi me bursë të plotë. Këto shifra tregojnë një prirje të fortë dhe të qëndrueshme për të thelluar lidhjet mes Turqisë dhe Afrikës.

Afrika zotëron burime të pasura natyrore, një popullatë të re dhe dinamike dhe një potencial të madh për zhvillim. Por pavarësisht kësaj pasurie të madh Afrika është e zhytur në varfëri. Stabiliteti politik, lufta kundër terrorizmit, zhdukja e varfërisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë prioritetet kryesore për shumë vende afrikane. Duke pasur parasysh historinë e turpshme të kolonializmit evropian në kontinent, njeriu nuk mund të jetë vigjilent në mënyrë të mjaftueshme kundër trashëgimisë së mbetur nga tutela politike, luftërat me prokurë, skllavërisë moderne dhe shfrytëzimit ekonomik.

Artikulli i Zëdhënësit të Presidencës Ibrahim Kallën për Daily Sabah



Lajme të ngjashme