Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia vlerëson si arritje të rëndësishme juridike vendimin e parlamentit francez

Turqia e ka cilësuar si një “përftim të rëndësishëm juridik” anulimin që i është bërë në Francë rregullimit ligjor mbi ndëshkimin e mohimit të ngjarjeve të vitit 1915, të cilat nuk janë përcaktuar si gjenocid.

Turqia vlerëson si arritje të rëndësishme juridike vendimin e parlamentit francez

Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar një komunikatë me shkrim në lidhje me anulimin e rregullimit ligjor në Francë për ndëshkimin e mohimit të ngjarjeve të papërcaktuara si gjenocid, në mënyrë që të përfshihen edhe pretendimet armene lidhur me ngjarjet e vitit 1915.

Komunikata i referohet vendimit të djeshëm të parlamentit francez, sipas të cilit neni i ligjit të miratuar në 22 dhjetor 2016 për “Barazinë dhe Qytetarinë”, nen që parashikonte zgjerimin e përkufizimit të veprës penale të mohimit në mënyrë që të përfshijë edhe ngjarjet që nuk janë cilësuar si gjenocid me vendim të gjykatës, jo vetëm që shkel lirinë e shprehjes, por është edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Francës.

Këshilli i Kushtetutës së Francës me këtë vendim, që është në cilësinë e vazhdimit të vendimit të vitit 2012 dhe në përputhje me parimet që ka mbrojtur deri më sot Turqia në lidhje me ngjarjet historike konfliktuale, ka treguar edhe një herë besnikërinë ndaj parimeve të shtetit ligjor dhe lirisë së shprehjes, që është një element i pashmangshëm i demokracisë, vijon komunikata.

“Vendimi është një përfitim i rëndësishëm në aspektin e kufizimit të debatit demokratik në lidhje me konfliktet historike me anë të opinioneve shterpë të politikës së brendshme në kundërshtim me ligjin. Shpresojmë që qarqet që përpiqen të abuzojnë me lloje të tilla konfliktesh për qëllime politike do të nxjerrin mësimet e duhura nga ky vendim”, thuhet në komunikatën e ministrisë së jashtme turke.

Dispozita e ligjit në lidhje me “pranimin si vepër penale të mohimit të një kategorie krimesh” në mënyrë që të përfshijë edhe pretendimet armene lidhur me ngjarjet e vitit 1915 ishte anuluar të enjten nga institucionet përkatëse. Në vendimin në fjalë ishte theksuar se p/ligji i ligjësuar në fund të vitit të kaluar nuk është i nevojshëm pasi ekzistojnë ligjet përkatëse në lidhje me nxitjen e urrejtjes.



Lajme të ngjashme