Avioni i telekomanduar "Hurkus" tani pajiset me armë

Avioni kombëtar trajnues i tipit “Hurkus-C”, pajiset me municione vendore si raketa anti-tanke UMTAS dhe raketa CIRIT.

hurkus-c-3.jpg

Avioni kombëtar trajnues i tipit “Hurkus-C”, i cili është zhvilluar nga kompania Turke e Industrisë Aeronautike (TAI) për mbështetje të ngushtë nga ajri në luftën kundër terrorit, pajiset me municione vendore si raketa anti-tanke UMTAS dhe raketa CIRIT.

Me anë të komunikimit të sigurt digjital dhe lidhjen e të dhënave video të avionit “Hurkus-C” në qendër do të transferohen edhe imazhet e kapura nga avioni.

Në dallim nga avionët e tjerë të telekomanduar kombëtar, ky avion i blinduar do të mund të bartë 1 mijë e 500kg peshë shtesë.

Avioni i përfshirë në inventarin e Forcave Ajrore të Turqisë do të përdoret në luftën kundër terrorit. 

Avionët e tipit "Hurkus" janë avionët e lehtë të prodhimit vendor për trajnim, ndërsa modeli i telekomanduar i tij do të përdoret në mënyrë efikase në vëzhgim, mbikqyrje dhe luftim kundër elementeve të terrorit.  



Lajme të ngjashme