Kryeministri turk takohet me homologun irakian El Ibadi

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) gjendet në Bagdad, kryeqytetin e Irakut ku zhvillon një vizitë dy ditore.

646387
Kryeministri turk takohet me homologun irakian El Ibadi

Kryeministri Jëlldërëm u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit nga Ministri irakian i Burimeve të Ujit, Hasan Hani el-Cenabi, Ambasadori i Turqisë në Bagdad Faruk Kajmakxhë (Faruk Kaymakcı) dhe Ambasadori i Irakut në Ankara Hisham Alavi.

Në aeroport Kryeministri Jëlldërëm bisedoi me Ministrin irakian të Burimeve të Ujit, Hasan Hani el-Cenabi.

Vizitën e parë zyrtare kryeministri turk e zhvilloi në Bagdad në Pallatin e Kryeministrisë.

Kryeministri Jëlldërëm zhvilloi një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Irakut Haydar El Ibadi.

Më pas dy kryeministrat bashkëkryesuan mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Irak.

Mbledhja në fjalë zgjati 1 orë e gjysmë.

Në këtë vizitë kryeministri Binali Jëlldërëm shoqërohet nga Ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak), Ministri i Doganave dhe Tregtisë Bylent Tyfenkxhi (Bülent Tüfenkci), Ministri i Arsimit Kombëtar Ismet Jëllmaz (İsmet Yılmaz) dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk (Fikri Işık).   



Lajme të ngjashme