Yildirim: Ndryshimi kushtetues do të zhduk në thellësitë e historisë regjimin tutelë

“Do ti shtypim kokat rretheve të tutelës, të cilat dëshirojnë të shkatërrojnë demokracinë në Turqi", deklaroi Kryeministri Yildirim.

645165
Yildirim: Ndryshimi kushtetues do të zhduk në thellësitë e historisë regjimin tutelë

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se me ndryshimin e kushtetutës regjimi tutelë do të zhduket në thellësitë e historisë.

Në fjalën e tij të bërë gjatë ceremonisë së hapjes së metros në Keçioren (Keçiören) të Ankarasë, Kryeministri Jëlldërëm tha se debatet në lidhje me ndryshimet kushtetuese do të fillojnë ditën e hënë gjatë asamblesë së përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

“Do ti shtypim kokat rretheve të tutelës, të cilat dëshirojnë të shkatërrojnë demokracinë në Turqi. Këtë vit gjatë pushtetit të Partisë AK dhe me mbështetjen e popullit do të bëjmë kthesën dhe ndryshimin më të madh. Ky ndryshim është ndryshimi i kushtetutës. Me këtë ndryshim regjimi i tutelës do të zhduket në thellësitë e historisë”, deklaroi Jëlldërëm.

Kryeministri gjithashtu bëri të ditur se nuk njohin ndonjë vendim tjetër përveç vendimit të popullit.



Lajme të ngjashme