Kuvendi i Turqisë zgjat edhe për 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshme

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë vendosi të martën që të zgjasë sërish për 3 muaj të tjerë afatin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend...

Kuvendi i Turqisë zgjat edhe për 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshme

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë vendosi të martën që të zgjasë sërish për 3 muaj të tjerë afatin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Mocioni i propozuar nga Kryeministria për zgjatjen edhe për 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme duke filluar nga dita e enjte, 19 janar 2017, u miratua në seancë plenare nga Parlamenti turk.

Gjendja e jashtëzakonshme, e cila hyri në fuqi me vendimin e datës 20 korrik 2016, për të pastruar organet shtetërore nga elementët e infiltruar të organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), autore e tentativës për grusht shtetit të 15 korrikut, për herë të parë ishte zgjatur më 19 tetor të vitit të kaluar.

Në fjalën e rastit gjatë seancës plenare të Kuvendit, zv/kryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë turke, Numan Kurtulmus, zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme e motivoi duke theksuar se procesi i filtrimit të shtetit nga struktura terroriste e FETO-s nuk ka përfunduar ende

“Gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë derisa të bëhet filtrimi i plotë i shtetit nga FETO-ja dhe nga të gjitha organizatat terroriste. Kjo është e nevojshme dhe e domosdoshme për sigurinë kombëtare të shtetit. Do të vijojmë rrugëtimin tonë duke eliminuar justifikimet. Zgjatja edhe për 3 muaj të tjerë e gjendjes së jashtëzakonshme është një vendim i drejtë dhe me vend”, theksoi zv/kryeministri Numan Kurtulmus.



Lajme të ngjashme