Forcat e koalicionit braktisën Turqinë në luftën kundër DAESH-it

Turqia në kuadër të Operacionit Mburoja e Eufratit ka pastruar 1 mijë e 900 kilometra katrorë në Veri të Sirisë.

Forcat e koalicionit braktisën Turqinë në luftën kundër DAESH-it

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) kritikoi mos mbështetjen e koalicionit ndërkombëtarë ndaj Turqisë, që lufton me organizatën terroriste DAESH në rajon El Bab në veri të Sirisë.

Kallën bëri të ditur se në kuadër të operacionit Mburoja e Eufratit, 1 mijë e 900 kilometra katrorë janë pastruar nga elementët terroriste dhe është e papranueshme, që ata që kritikojnë me çdo rast Turqinë në luftën kundër DAESH-it, nuk japin mbështetje ajrore në luftën e saj (Turqisë) kundër kësaj organizate terroriste.

“Turqia do të vazhdojë me vendosmëri operacionin Mburoja e Eufratit dhe do ta përfundojë patjetër atë” tha Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën.



Lajme të ngjashme