Çavusoglu: Halepin nuk e harruam, do t’ia arrijmë qëllimit

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi me anë të medias sociale se “Turqia nuk e ka harruar Halepin”...

Çavusoglu: Halepin nuk e harruam, do t’ia arrijmë qëllimit

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi me anë të medias sociale se “Turqia nuk e ka harruar Halepin”.

Shefi i diplomacisë turke bëri të dielën përmes rrjetit social “Twitter” një sqarim në lidhje me evakuimin e civilëve nga qyteti Halep i Sirisë.

“Halepin nuk e harruam, po bëjmë përpjekje intensive bashkë me të gjithë kolegët përkatës për rifillimin e evakuimit. Dhe, me lejen e Allahut, do t’ia arrijmë qëllimit”, shkruan Çavusoglu në një postim në “Twitter”.



Lajme të ngjashme