Zbulohet identiteti i terroristit që përgjaku Stambollin dhe lidhja PKK-DAESH

Zbulohet identiteti i terroristit që kreu sulmin terrorist të PKK-së në 10 dhjetor në Stamboll ku ranë dëshmorë 44 persona.

Zbulohet identiteti i terroristit që përgjaku Stambollin dhe lidhja PKK-DAESH

Në kuadër të hetimit të ekipeve të Drejtorisë Rajonale të Luftës Kundër Terrorit pranë Drejtorisë së Policisë së Stambollit, u ekzaminuan ADN-të e marra nga vendngjarja.

Si rezultat i këtyre ekzaminimeve kamikazi që hodhi veten në erë në afërsi të Parkut Maçka ishte Burak Javuz (Yavuz), 20 vjeçar i regjistruar në qendrën civile të nënprefekturës Suruç të rrethit Shanllëurfa (Şanlıurfa) i cili përdorte emrin e koduar “Erdall”.

Ndërkaq Prefektura e Stambollit bën të ditur se si pasojë e sulmit terrorist 56 të plagosur vazhdojnë të mjekohen në spital.

Në deklaratën e bërë nga Prefektura të plagosurit e sulmeve terroriste në afërsi të stadiumit Vodafone Arena që gjendet në lagjen Beshiktash (Beşiktaş) të Stambollit, janë marrë nën kurim në spitale të ndryshme të qytetit.

Në sulmin e dyfishtë terrorist u plagosën 166 persona.

Nga ana tjetër sulmi terrorist tregoi edhe lidhje ndërmjet PKK-së dhe DAESH-it.

Sipas hetimeve eksplozivi i përdorur në sulmet e 10 dhjetorit është i njëjtë me atë që përdorën terroristët në sulmin që pati në objektivë Aeroportin Ataturku të Stambollit në 28 qershor.

Bëhet e ditur se organizatat terroriste që përdorën këto eksplozivë të marrë nga i njëjti burim edhe urdhrat i marrin nga një fokus i përbashkët.



Lajme të ngjashme