Turqia: Gati disa masa të reja antiterroriste brenda dhe jashtë vendit

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të mërkurën në mbrëmje se në kuadër të luftë kundër organizatës terroriste PKK do të merren edhe masa ndërkombëtare...

Turqia: Gati disa masa të reja antiterroriste brenda dhe jashtë vendit

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të mërkurën në mbrëmje se në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste PKK do të merren edhe masa ndërkombëtare.

Mevlut Çavusoglu theksoi se do të bëjnë disa rregullime ligjore të reja duke përfshirë këtu edhe heqjen e nënshtetësisë për përkrahësit e PKK-së.

“Do të marrim të gjitha masat e nevojshme, madje dhe heqjen e nënshtetësisë, kundrejt të gjithë qytetarëve tanë, që jetojnë jashtë shtetit dhe prej atje mbështesin në mënyrë aktive PKK-në. Jemi duke i ndjekur një e nga një të gjithë këta persona”, njoftoi ai.

Në intervistën me një kanal televiziv privat, shefi i diplomacisë turke vuri në pah se do të konstatohen dhe ndiqen penalisht gjithashtu të gjithë ata, pavarësisht nëse janë shtetas të Republikës së Turqisë ose jo, të cilët sulmojnë në mënyra të ndryshme turqit që reagojnë demokratikisht për të dënuar PKK-në në vendet evropiane.

“Sa u përket shteteve, të cilat nuk plotësojnë kërkesat e Turqinë në lidhje me luftën kundër terrorizmit, ato do të trajtohen si ‘vende mbështetëse të terrorit’, sepse kështu e meritojnë”, siguroi ai.

Kryediplomati turk paralajmëroi për “goditje” nëse PKK-ja do të përbënte kërcënim për qytezën Tal Afar, rreth 60 km në perëndim të qytetin irakian të Mosulit.

“Jemi duke ndjekur nga shumë afër situatën përreth Mosulit, veçanërisht për të mos u shfaqur një kërcënim ndaj zonave të banuara nga turkmenët në Tal Afar. Madje kemi bërë edhe përgatitjet e nevojshme. Edhe këtë zonë mund ta godasim në çdo çast pa hezituar aspak, ashtu siç godasim Kandilin. Për ne, kërcënim janë mbi të gjitha edhe terroristët e këtushëm anëtarë të PKK-së”, nënvizoi Çavusoglu.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm turk tërhoqi vëmendjen se, pas Al-Babit, qyteti Manbij do të jetë objektivi i radhës në kuadër të operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit”, filluar më 24 gusht 2016 nën udhëheqjen e Turqisë për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementët terroristë.

Në këtë zonë – vijoi ai – kemi dërguar një delegacion të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në rast se PYD-ja, fraksion sirian i organizatës terroriste PKK, nuk tërhiqet në brigjet perëndimore të Eufratit, atëherë Forcat e Armatosura të Turqisë do të ndërmarrin hapat e nevojshme edhe në këtë drejtim.

Ministri Çavusoglu bëri me dije në fund të intervistës se Turqia, Rusia dhe Irani do të realizojnë në Moskë, më datë 27 dhjetor, një mbledhje trepalëshe për vendosjen e një armëpushimi të përgjithshëm anembanë Sirisë dhe për fillimin e negociatave lidhur me zgjidhjen politike të krizës, e cila e ka shtyrë këtë vend në luftë civile që prej gati 6 vitesh.



Lajme të ngjashme