Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdoan: Kemi përgatitur çdo gjë për fluksin që do të vijë nga Halepi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se brenda ditës do të zhvillojnë një bisedë me Kryetarin e Shtetit të Rusisë Vladimir Putin për Halepin.

Erdoan: Kemi përgatitur çdo gjë për fluksin që do të vijë nga Halepi
Autobusët në pritje të evakuimit të Halepit
Autobusët në pritje të evakuimit të Halepit

Në video shikoni autobusët që presin për të evakuuar kryengritësit dhe familjet e tyre nga Halepi kanë mbërritur në Ramouseh, një zonë e kontrolluar nga ushtria siriane dhe një pikë e zgjedhur për evakuimin e njerëzve. Autokolona me autobusë me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë mbërriti në orët e para të mëngjesit, e shoqëruar nga një buldozer, i cili kishte ardhur për të hapur rrugën. Opozitarët sirianë përgatiten të tërhiqen nga Halepi pas një marrëveshje armëpushimi, e cila u dha fund luftimeve disavjeçare. Në këtë luftë që vazhdon për më shumë se pesë vjet ata i dhanë Kryetarit të Shtetit të Sirisë fitoren më të madhe.

“Ministri jonë i Jashtëm, njëkohësisht edhe Sekretari ynë i Organizatës së Informacionit Sekret Kombëtar janë duke ndjekur këtë temë. Ne vazhdojmë të ndjekim temë nëse mund të marrim një rezultat. Gjendja në terren është shumë e brishtë dhe e komplikuar. Pasi pa kaluar edhe kohë nga armëpushimi, forcat e regjimit e shkelën atë dhe filluan të sulmojnë përsëri civilët. Për këtë arsye sillemi të kujdesshëm” tha Presidenti Erdoan.

Në fjalën që mbajti në takimin e 32-të me drejtuesit lokalë organizuar në kompleksin presidencial Erdoan tërhoqi vëmendjen se Turqia që është shpresa e të pafajshmëve, nuk e lë dhe nuk do ta lerë vetëm popullin e Halepit.

“Çfarëdo lloj çmimi të ketë, ne do të bëjmë çfarë është e mundur për të shpërtuar edhe një të pafajshëm të vetëm. Të jeni të sigurt se qëllimi i atyre që donin të mbanin larg Turqinë nga El Babi dhe atyre që kërkojnë të zbusim luftën kundër terrorit është i njëjtë” tha Erdoan.

“Kemi marrë të gjitha masat për të dërguar ndihmat njerëzore tek vëllezërit që kanë shpëtuar në Halep. Ku jeni ju Kombet e Bashkuara? Shiheni se ne jemi të gatshëm të japim çfarë do lloj mbështetjeje, për këtë duhet një korridor dhe ne po përpiqemi për këtë. Ne kemi përfunduar edhe përgatitjet jo vetëm për ata që do të shkojnë në Idlib dhe rrethina por edhe për ata që do të vijnë në Turqi. Ne jemi të gatshëm të mirëpresim edhe ata që dëshirojnë të vijnë në Turqi” tha Presidenti turk.

Erdoan u shpreh se vënia në jetë e armëpushimi që u arrit me nismën dhe përpjekjet intensive të Turqisë mbase është edhe shpresa e fundit për të pafajshmit në Halep.

“Për këtë arsye ftoj të gjitha palët dhe shoqërinë ndërkombëtare që të respektojnë dhe mbështesin këtë armëpushim. Korridori njerëzor duhet të hapet menjëherë, pa pasuar asnjë pengesë dhe pa u sabotuar dhe njerëzit e pafajshëm duhet të lejohen që të dalin nga Halepi Lindor të gjallë dhe pa u cenuar. Regjimi i Esadit po kryen haptazi krim lufte dhe po kryen krim kundër njerëzimit në Halep. Këtë të vërtetë duhet ta shohin të gjithë, përfshi edhe ata që mbështesin regjimit” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.



Lajme të ngjashme