TRT do të prezantojë Turqinë në Afrikë, Mesdhe e Lindjen e Mesme

TRT ka firmosur një protokoll bashkëpunimi me Institutin e Historisë Turke dhe Universitetin Gazi për përgatitjen e një dokumentari për vendet e Afrikës dhe Mesdheut.

624040
TRT do të prezantojë Turqinë në Afrikë, Mesdhe e Lindjen e Mesme

Radiotelevizioni i Turqisë (TRT) do ta prezantojë Turqinë në Afrikë, pellgun e Mesdheut dhe Lindjen e Mesme.

TRT-ja ka firmosur një protokoll të rëndësishëm.

Protokolli i firmosur me Institutin e Historisë Turke dhe Universitetin Gazi përmban rregullimet e nevojshme ligjore për një dokumentar që do të përgatitet për vendet e Mesdheut dhe Afrikës.

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së Shenoll Gëka (Şenol Göka) në fjalën që mbajti në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit në fjalë tha: “vendin tonë do ta prezantojmë në Afrikë, në Pellgun e Mesdheut dhe në Lindjen e Mesme”.

Dy institucione shkencore do të shkojnë drejt një bashkëpunimi mjaft të rëndësishëm për një promovim të mirë të Turqisë. Kurse detyra jonë (si TRT) është që të kalojmë në veprim për ta çuar këtë bashkëpunim deri në skajet më të largëta, - tha Gëka.

Drejtori i TRT-së tërhoqi vëmendjen se sot ekzistojnë materialet e nevojshme për një promovim dhe perceptim të mirë të Turqisë, ndërsa shtoi se TRT-ja do ti çojë edhe më përpara punimet që bëhen në drejtim të promovimit të vendit.

Kontributi që do të japë TRT-ja në këtë promovim është një lajm i gëzueshëm për institucionin dhe vendin tonë. Punimet që do të bëhen në këtë drejtim TRT-ja do ti përcjellë në formën më të mirë në Afrikë, pellgun e Mesdheut dhe në Lindjen e Mesme.



Lajme të ngjashme