Turqi - Forcat e sigurisë neutralizuan 4 terroristë të PKK-së

Në përleshjet e dala pas thirrjes së policisë për tu dorëzuar, të bërë ndaj terroristëve të kapur në një shtëpi në nënprefekturën Viranshehir (Viranşehir) të Shanllëufas (Şanlıurfa), janë neutralizuar 4 terroristë.

Ekipet anti-terror të drejtorisë së policisë në nënprefekturë gjatë hetimeve morën informata se në lagjen Demirxhi (Demirci) janë strehuar terroristët e PKK-së.

Pas kundërpërgjigjes me zjarr ndaj thirrjes së ekipeve të policisë për tu dorëzuar, erdhi deri tek përleshja e armatosur.

Gjatë këtij operacioni terroristët u kapën të vrarë.

4 terroristët e neutralizuar kanë qenë pjesë e organizatës terroriste PKK.

Në anën tjetër forcat e sigurisë në zonën Aliboaz (Aliboğaz) të Tunxhelit (Tunceli) me përkrahje nga ajri kanë goditur 14 strehimore të organizatës separatiste terroriste PKK me çrast janë neutralizuar 8 terroristë.

Edhe në nënprefekturën Nusajbin (Nusaybin) të Mardinit në zonën kufitare me Sirinë pas përleshjeve të armatosura me forcat e sigurisë është neutralizuar një grup i terroristëve gjatë përpjekjes për të futur në Turqi bomba dhe municion.

Forcat e sigurisë, të cilat kanë ngritur nivelin e luftës kundër terrorit, vetëm gjatë muajit nëntor kanë neutralizuar 317 terroristë të PKK-së.

Lajme të ngjashme