Ministri Çelik takohet me Timmermans, Avramopulos dhe King

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Ëmer Çelik në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel zhvilloi takime në Komisionin e Bashkimit Evropian.

Ministri Çelik takohet me Timmermans, Avramopulos dhe King

Krahas zëvendëskryetarit të Komisionit të Bashkimit Evropian, Frans Timmermans, Çelik u takua edhe me anëtarin e Komisionit të BE-së përgjegjës për Migrim, Punë të Brendshme dhe të Shtetësisë, Dimitris Avramopulos si dhe anëtarin Përgjegjës për Sigurinë Julian King.

Ministri Çelik në takimet e zhvilluara përcolli pritshmëritë e Ankarasë në lidhje me rishikimin e Marrëveshjes së Unionit të Doganave dhe liberalizimin e vizave për nënshtetasit turq me vendet e Bashkimit Evropian.

Çelik paralajmëroi që marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian të mos zbresin vetëm në nivelin e sigurisë dhe krizës së emigrantëve.

Ministri Çelik bëri të ditur se takimet ishin pozitive dhe shqyrtuan se si mund të tejkalohen ngërçet aktuale.

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Ëmer Çelik theksoi se Timmermans javën e ardhshme mund të zhvillojë një vizitë në kryeqytetin Ankara.



Lajme të ngjashme