Yildirim: Vazhdimi i marrëdhënieve të mira me Turqinë një domosdoshmëri për BE-në

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe njëkohësisht Kryeministri Binali Yildirim në fjalimin e tij të mbajtur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë i bëri një vlerësim rendit të ditës.

Yildirim: Vazhdimi i marrëdhënieve të mira me Turqinë një domosdoshmëri për BE-në

Kryeministri Binali Yidirim tha se vazhdimi i marrëdhënieve të mira me Turqinë është një domosdoshmëri nga aspekti i sigurisë së Evropës.

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe njëkohësisht Kryeministri Binali Yildirim në fjalimin e tij të mbajtur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë i bëri një vlerësim rendit të ditës.

Duke prekur në armiqësinë ndaj Turqisë në Evropë, e cila shënoi rritje kohëve të fundit Yildirim tha se nga tensionimi mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, të dyja palët do të dalin humbëse, mirëpo pala që do të pësoj më së shumti humbje është Bashkimi Evropian.

“Mënyra më e mirë për ti bërë një vlerësim ditës është marrja mësim nga e kaluara”, ka thënë Kryeministri Yildirim ndërsa vijoi duke thënën se Republika e Turqisë prej ditës së themelimit e deri më sot ka kaluar nëpër sprova të ndryshme si luftërat, puçet dhe rrethi i zjarrit që ndodhet përreth saj.

Yildirim theksoi se skenarët e Turqisë së vjetër, mbi të cilën luheshin lojëra të ndryshme me sanksione ekonomike janë hedhur në kosh të plehrave të historisë, ndërsa shtoi se “Kemi marr masa dhe jemi të kujdesshëm ndaj lëvizjeve në tregjet botërore dhe destabilitetit në kurset e këmbimit valutor. Nuk duhet harruar që ngjarjet që jetohen në tregje nuk kanë të bëjnë vetëm me Turqinë. Natyrisht që dallgëzimet në tregjet globale kanë ndikuar negativisht edhe tek Turqia ashtu sikurse edhe tek vendet tjera. Posaçërisht situata e krijuar pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, politikat që do të ndiqen kanë qenë një tregues për tregjet”.

Duke tërhequr vëmendjen se vendi që jetoi krizën ekonomike të vitit 2008, ngjarjet e Parkut Gezi të vitit 2013 dhe tentativën tradhtare të organizatës terroriste gyleniste FETO më 15 korrik është Turqia, Kryeministri Yildirim rikujtoi se edhe gjatë këtyre periudhave u shënuan rritjet në kursin e këmbimit valutor dhe se janë kapërcyer edhe ato ditë të vështira duke e ruajtur disiplinën financiare, gjakftohtësinë dhe me mbështetjen e popullit.

“Me mbështetjen e popullit ne do ta kapërcejmë edhe këtë situatë”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri Binali Yildirim.



Lajme të ngjashme