Kurtulmus: Humbja e Turqisë nuk është një kosto që mund ta paguaj BE-ja

Zëvendëskryeministri, Numan Kurtulmus u prononcua në lidhje me zhvillimet e fundit mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Kurtulmus: Humbja e Turqisë nuk është një kosto që mund ta paguaj BE-ja

Zëvendëskryeministri, Numan Kurtulmus u prononcua në lidhje me zhvillimet e fundit mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian ku tha se “Bashkimi Evropian, i cili humbi Turqinë, do të mbyllet edhe më shumë në vete”.

Pas përfundimit të kontakteve të tij në Angli, Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus organizoi një konferencë për shtyp në rezidencën e ambasadës turke në Londër.

Duke e bëtë të ditur se marrëdhëniet Turqi-BE ndodhen në një pikë mjaftë të ndjeshme, Kurtulmus tha: “Fatkeqësisht dështimi i hedhjes së hapave nga ana e BE-së, posaçërisht në drejtim të liberalizimit të vizave, tek Turqia krijoi një ndjenjë, nëse mund të themi ashtu, të mashtrimit dhe ne këtë ua përcollëm homologëve tanë evropian”.

Numan Kurtulmus pohoi se Turqia bëri atë që i takon për ndaljen e migrimit të jashtëligjshëm dhe respektoi në mënyrë rigoroze marrëveshjen e ripranimit me BE-në, e cila hyri në fuqi prill të këtij viti.

“Ne presim që të përmbushen premtimet e dhënë përballë kësaj. Fatkeqësisht këto premtime nuk u përmbushën. Ne u bëjmë të ditur autoriteteve përkatëse se opinioni publik i Turqisë dhe Republika e Turqisë, e cila monitoron nga afër këtë proces, janë zhgënjyer thellë. Kjo është një çështje që duhet përmirësuar”, u shpreh Kurtulmus.

Duke thënë se “Humbja e Turqisë nuk është një kosto që mund ta paguaj Bashkimi Evropian”, Zëvendëskryeministri Kurtulmus tha se “Politikanët e mençur, të cilët mendojnë për interesat e BE-së, madje edhe për interesat kombëtare të çdo vendi anëtarë, duhen ta kuptojnë këtë. Bashkimi Evropian, i cili humbi Turqinë, do të mbyllet edhe më shumë në vete”.   



Lajme të ngjashme